• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e ringjalli berishizmin?

by Artur Ajazi
11/11/2021 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

I janë sulur të gjithë “Foltores”, i janë sulur të gjithë Saliut, dhe ata që deri dje e sikterrisën Bashën, sot po e mbrojnë. Por pse duhet mbrojtur Basha, pse duhet marrë ai nën “sqetull”, vetëm sepse sot na u rishfaq Berisha,dhe po mbledh militantët në salla dhe kinoteatre ? Kur nuk vlen, kur nuk je i zoti të bësh detyrën, të bësh opozitën, kur nuk je i zoti të mbledhësh turmat, ti frymëzosh dhe ti bësh të besojnë tek ti, fajin e ka Saliu ? Askush nuk e do, dhe nuk e kërkon rikthimin e Sali Berishës në pushtet, askush nuk e kërkon rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, por edhe Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë as 1 minutë në krye të saj. Ajo forcë politike, nuk i përket as Berishës, as Mul Nokës, as Bashës, as Gaz Bardhit dhe as Grida Dumës, ajo i përket demokratëve, dhe ata duhet të vendosin me votë të lirë, dhe jo votë të imponuar dhe të blerë për liderin e tyre. Tashmë është fiks, momenti i duhur për ta rithemeluar atë parti.Por ajo që nuk konceptohet dhe nuk kuptohet, është fakti i mungesës së kurajos nga elementë të papërlyer dhe të papërfolur, për të qenë kandidatë për postin e kryetarit të saj. Stepen, hezitojnë, shprehen “të shohim, të mendohemi”, dhe i lënë kohë të lirë “Foltores” apo dhe gjetjeve të tjera të sajuara nga ish-kryetari. Kurrë nuk mund ta bëjë “rithemelimin” e saj Sali Berisha, njeriu që para 30 vitesh e themeloi, e rrënoi, dhe e privatizoi sipas mënyrës së tij atë parti. Nuk mund ta “rikonceptojë” strukturalisht atë  parti Sali Berisha, që e mbajti 2 dekada e gjysëm peng atë forcë politike, dhe e ktheu në stan personal. Por as Lulzim Basha nuk mund ta ribashkojë, rithemelojë, apo dhe shpjerë  drejt pushtetit atë parti. Ai ka dhënë prova të mjaftueshme se di vetëm të humbë, aq më tepër përballë Edi Ramës. Por ja,që Sali Berisha e kapi në kohën e duhur situatën, nxitoi ti hidhet në sulm Bashës, fabrikoi akuza dhe  sajoi “telenovela” ndaj tij, dhe arriti të rizgjojë edhe njëherë berishizmin. Fajtori, natyrisht mbetet Basha, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye, që ai të merret në mbrojtje nga askush. Humbe, largohu, se kush vjen pas teje, nuk ka rëndësi. Ishte në majë, dhe nuk mësove si drejtohet, si afrohet dhe fitohet gara elektorale.Politikan nuk bëhesh sepse ke sharm, sepse ke kostum dhe brilantinë për flokët.Politikan bëhesh kur ke karizëm dhe  aftësi të lindura, kur nuk shtiresh por je vetvetja, dhe kur mban premtimin. Shqiptarët e harruan Berishën, dhe kujtonin me neveri kohën e tij,por Basha e ringjalli berishizmin. E bëri sërish strumbullarin e skenës politike të Partisë Demokratike, kur duhej të ishte e kundërta. Mendoj se “loja” duhet të ketë katër akte, dhe do të jetë e gjatë mes të dyve. Qetësia acaruese e Bashës, ka shtyrë drejt manovrave të rrezikshme për fatin e asaj partie Berishën. Ai nuk ka ç’humbet më nga karriera e tij politike, kurse kryetari aktual i partisë, mund të fundoset përfundimisht, dhe as ka shanse të jetë ndonjëherë “kryeministër” me një  forcë politike të shqyer.Pozita në të cilën ndodhet sot Basha, të kujton filmin “Shpëtoni ushtarin e mirë Rajan”. Partia Demokratike nuk duhet të jetë “streha vorfnore” e askujt, por forca politike e cila duhej të përmbushë me dinjitet misionin e saj të opozitës së këtij vendi. Nga kjo “gjollurdi” që dihej se do të  ndodhte, Lulzim Basha nuk duhet të presë ti vijë ndihma nga përtej Atlantiku, por ti përvishet punës, dhe të ulet këmbëkryq me bazën e partisë. Ndryshe  oreksi Sali Berishës do të shkojë përtej “ kryetarit të partisë dhe kryeministrit”…Atëhere sa vlen, dhe përse duhet mbrojtur Basha?

Next Post
Basha nuk ndalet! Pas FRPD, urdhëron zgjedhje edhe në Forumin e Gruas, emrat që u ka besuar procesin

Basha thirrje Berishës: Boll harxhove energjitë e demokratëve, bashkë me Ramën do t'i bësh puçin PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In