• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e përgatiti “non grata”-n për Berishën? Meta: Jo Sorosi, dosjen e ka bërë vetë Basha se kështu do ishte e besueshme

by Java News
01/02/2022 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta u shpreh sonte se dosjen për shpallen “non-grata” t ëish kryeministrit Sali Berisha e kishte përgatitur vetë kryedemokrati Lulzim Basha i cili kishte akumuluar në sërë mendimesh lidhur me ngjarje të caktuara që i ka shprehur vetëm tashmë pas përplasjeve brenda PD.

Meta tha se në këtë mënyrë dosja do të ishte më e besueshme për amerikanët sepse ishte përgatitur nga dikush i brendshëm.
Ndërsa më tej theksoi se nuk kishte njohur një proamerikan më të madh se ish kryeministri Sali Berisha duke kujtuar edhe episodet kur ishte kundërshtar politik me këtë të fundit.

Juela Meçani: Sa mund të ketë ndikuar ndërhyrja e George dhe Alex Soros në Shqipëri?

Presidenti Ilir Meta: Unë mendoj se edhe për Berishën nuk duhet kërkuar përgjegjësia aty. Unë e kam të qartë se treçereku i dosjes është bërë nga kryetari që ka. Se e ka bërë të qartë qëndrimin që ka për doktorin, për shembull për ’97 dhe për shumë të tjera. Pra këtu tregohet se ajo dosje është bërë nga ai vetë sepse në këtë mënyrë do ishte e besueshme për të tjerët. Atëherë thonë kush është problem? Sali Berisha thonë ata. Unë kam qenë kundërshtari i tij por i jam mirënjohës sepse më ka lidhur me vështirësitë.

Juela Meçani: Non-grata e solli në skenë sërish Berishën?

Meta: E kam të vështirë të njoh ndonjë proamerikan më të madh se doktori në Shqipëri. E kemi pas problem të madh madje atëherë kur e kishim kundërshtar por e mundëm. Pupu çfarë kam bërë unë për të liruar Nanon nga burgu. E mundëm doktorin se nuk ishte në rrugën e drejtë se donte t’i merrte të gjithë përgjegjësitë vetë dhe populli e kuptoi se kjo nuk ishte rruga e duhur./m.j

Next Post
Arbana Osmani tregon momentin e vështirë në emision: U detyrova të thërras policinë pas kërcënimeve të marra

Arbana Osmani tregon momentin e vështirë në emision: U detyrova të thërras policinë pas kërcënimeve të marra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com