• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush e nxori në pritë? Detaje nga vrasja e Kristian Markut, zbardhet skema e arratisjes së autorëve

by B K
15/01/2025 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje te reja nga hetimet e vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku (Bardhi).

Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se autorët kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar automatike mp5, pasi në vendngjarje janë sekuestruar fishekë kalibër 9mm. Mjeti i autorëve rezulton të jetë i vjedhur pasi i është fshirë shasia, por ende policia nuk ka zbuluar se ku është vjedhur makina. Sa i përket targave të makinës së autorëve ata janë vjedhur vetëm disa ditë para ngjarjes makinës private të një punonjësi policie në Vlorë.

Hetimi është fokusuar në gjetjen e autorëve të vjedhjes së makinës dhe targave për të shkuar te zbulimi i ekzekutorëve të 30-vjeçarit. Hetuesit kanë dyshime se autorët mund të kenë vepruar me dy makina, ku një mjet tjetër dyshohet se ka pritur autorët për t’u larguar pas krimit.
Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë, dy në makinën e përdorur në krim dhe një tjetër i priste me makinë tjetër për t’u larguar. Ende e paqartë për hetuesit është arsyeja se pse i riu ishte nisur drejt Vlorës, pasi sipas hetimeve të deritanishme rezulton që viktima nuk ishte një person që vizitonte Vlorën dhe se nuk kishte të afërm atje.

Policia ka dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Policia është fokusuar edhe te sekuestrimi dhe kqyrja e kamerave të sigurisë të të gjithë intinerarit të rrugës që ka ndjekur i riu, pasi dyshohet që është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët.

Sa i përket të shkuarës së Kristian Markut (Bardhit) i riu rezulton që nuk ishte në kërkim nga policia dhe se për ngjarjen e marsit 2023 ndaj Saimir Reçit, 30-vjeçari ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata në shtator 2023 për këtë ngjarje dhe që prej asaj kohe ka qenë i lirë dhe pa precedent penal. 30-vjeçari bënte jetë normale dhe nuk ruhej dhe as nuk lëvizte me makinë të blinduar. Pas atentatit ndaj tij në mjetin e Kristian Markut policia nuk u gjeti sende të kundraligjshme dhe 30-vjeçari nuk kishte armë. I riu ishte edhe baba i një djali, i cili për një javë mbush 1 vjeç.

Next Post
Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për Metën vazhdojnë të vijnë

Meta në burg, avokati tregon me çfarë do përballet ish-presidenti: SPAK i ka mbledhur të gjitha provat, fokusi në dosje është hetimi pasuror!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In