• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e ka radhën, banditët me armë apo gjeneralët me kostume?

by Lorenc Vangjeli
19/11/2018 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Qytetarët shqiptarë tani pyesin: “Kush e ka radhën?” Me këtë pyetje retorike e mbyllte një njoftim të pazakonshëm për mediat ambasada amerikane në Tiranë kur komentonte dhe përshëndeste dënimin me burg të “një bosi kriminal dhe kriminelëve të tjerë…”. Më shumë se zëdhënie kurioziteti shqiptarësh, kjo është pyetje retorike dhe paralajmërim thelbësor për pritjen që kanë vetë Shtetet e Bashkuara për vijimin e goditjes së krimit.

Për një koinçidencë në kohë, javën e shkuar, ndodhi dhe arratia aspak e lavdishme e ish-kryeministrit autokrat maqedonas. Zoti Gruevski iku nga Shkupi, sipas komenteve të medias, “si një bandit që i shmanget policisë”. Për ironi të fatit, njeriu i fortë i vendit fqinjë, rrugën e tij të arratisë drejt azilit politik, e zgjodhi ta shtrojë nga Shqipëria, vendi i njerëzve të fortë që nuk shkëputen nga pushteti.

Pothuaj tre javë më parë, vetë kryeministri dhe ish-ministri i tij i brendshëm, pas përfundimit të një faze të operacionit Vol – VO 4, paralajmëruan një valë tjetër arrestesh. Për personazhe të njohur e të identifikuar me termin “të fortët”. Por që atëherë gjithçka mbeti pezull. Edhe Xhafaj iku, edhe pasuesi i tij në ministri, vetëm të premten e shkuar në mbrëmje mori firmën presidenciale për dekretin e emërimit të tij, edhe vetë arrestet mbetën pezull. Politika ja doli dhe njëherë si përherë të paguhet deri në fund me haraçin e vëmendjes dhe rëndësisë që ajo mer edhe atëherë kur nuk duhet.

Tre javë të humbura në atë moment revanshi të policisë mbi krimin nuk janë asgjë, krahasuar me tre dekada bindjeje se ka krim të majtë dhe të djathtë. Se ka banditë që janë në pushtet dhe aleatë me pushtetin dhe se ka banditë që janë në opozitë dhe me opozitën. Eshtë naive dhe tmerrësisht sipërfaqësore të flitet për banditë socialistë apo për kriminelë demokratë, siç është bërë e zakontë në zhargonin politik e diskursin publik të vendit. Ky klasifikim absurd i krimit, që bëhet ditë mbas dite dhe gojë mbas goje nga të gjithë ata që nuk lenë ditë pa i dhënë gojës për ngjyrën politike të krimit.

Paraja është e vetmja ideologji dhe parti e krimit.

Ai as ka ngjyrë vote dhe as nuk preferon askënd politikisht. Pa kuptuar këto aksioma të thjeshta, gara për të gjetur ngjyrën e krimit, do të ketë po ngjyrën e absurdit. Krimi është kameleon; ndëron rregullisht ngjyrë sipas rotacioneve politike.

Krimi është vënë rregullisht në shërbim të politikës në muajin e zgjedhjeve.

Dhe në këmbim të kësaj shërbese, sulet dhe mer pak apo shumë me koncesion pushtetin për katër vjet rresht. Për të mbrojtur paratë dhe për t’i riinvestuar këto para të siguruara nga biznesi më i madh në vend që është politika. Ky është zinxhiri me shumë hallka që duhet të këputet. Në të cilin, padyshim, krimi ordiner është hallka më e dobët.

Shembujt që e shpjegojnë një simbiozë të tillë janë të pafundëm. Mjafton të përmendet një bandit apo një grup kriminal si i lidhur me partinë socialiste dhe po i njëjti bandit apo grup kriminal ka në CV-në e tij kontribute edhe për partinë demokratike. Ndonjë përjashtim i rrallë shërben vetëm për të përforcuar rregullin tragjik: politika e ka marë në shërbim krimin për t’ju vënë më pas në shërbim si për shpërblesë kur vjen në pushtet.

Kjo është arsyeja kryesore që në hierarkinë e krimit, ata që zakonisht quhen bosë të krimit, janë vetëm rreshterë tragjikë të kësaj ushtrie. Këta lloj bosësh zakonisht jetojnë pak. Në rastin më të mirë për ta, harrohen burgjeve. Gjeneralët e tyre vishen me kostum dhe kravatë. Herë blu e herë mavi. Këta gjeneralë ndoshta nuk kanë prekur kurrë armë me dorë, por zbrazen si armë që qëllojnë me egërsi e agresivitet nga mëngjezi në mëngjez, nga e hëna në të hënën e çdo jave; pështyjnë urrejtje çdo javë të çdo muaji, muaj mbas muaji të çdo viti në këto vite tranzicioni agresiv e plot egërsi. Shqipëria shpëton vetëm kur të të çarmatoset kjo kastë gjeneralësh të pandëshkuar.

Shqiptarët do të duhet të presin që njëlloj si në rastin e Gruevskit, herët a vonë, edhe ata të ndjekin rrugën e rënies dhe të arratisë, cirkun e pashmangshëm të shkëlqimit dhe të rënies së kostumeve të gjeneralëve.(JAVANEWS)

Next Post
VIDEO/ Rama: Kurz qasje europiane dhe “luftë” për të liberalizuar vizat e Kosovës

VIDEO/ Rama: Kurz qasje europiane dhe “luftë” për të liberalizuar vizat e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In