• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e ka pushtuar Bulevardin?

by A R
01/03/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pasha

Në pamje të parë duket se Bulevardin e ka pushtuar” Demos”i.

Sepse arkitekturën e shpifur e kësaj Proteste, e kanë projektuar dy nga modelet më të tragjike që ka pjellë Demokracia Antidemokratike e dy personazheve, Berisha dhe Basha…( I dyti, pjellë arketipike e Berishës ) të dy si përfytyrim tipik të dëshmisë së Krimit.

Ata në emër të Demos-it duke u shmdërruar shpifurisht, përdorin popullin e gënjyer të Antirepublikës së tyre, në këtë skenë aq të shëmtuar të dështimit të përgjithshëm shqiptar.

Kush e ka pushtuar Bulevardin ?

Aty, nën çadër janë fytyra njerëzore që kanë të drejtë të protestojnë, sepse për arësye që dihen në përditshërinë tonë, ia vlen të ndryshohet e të përmirësohet qeverisja. Për të cilët duhet të përcillet respekt. Por duhet thënë se ata janë të gjithë të gënjyer, aq rëndshëm, nga qëllimet, e lidershipit të PD-së, që në kërkim të shpëtimit të tyre vetjak kërkojnë t’i hedhin ata njerëz edhe një herë, si në Vitin e Mbrapshtë, 1997, janë ata që s’kënë menduar kurrë për hallet e popullit por vetëm për shpëtimin e vetvetes së tyre, të kredhur në krim. Ka një ngartërresë shumë të madhe me Lirinë dhe Demokracinë, jo vetëm në atë çadër. Janë ata që kërkojnë Dekrimin e Parlamemtit kur vetë janë në krye të listës së Kriminelëve dhe askush s’u bzan,

Kush e ka pushtuar Bulevardin ?

Dy mbiemërorët “B”- të, janë autorë të një krimi të jashtëzakonshëm Antikombëtar, që historia kurrë nuk do ta harrojë. Ata të dy e “pushtuan “ Detin e Arbërit dhe ia falën për qëllime të mbrapshta Shetit fqinj. Pa folur për integritetin territorial as për dinjitetin Shqiptar, pa folur për çmimin e madh të tragjizmit të kufijëve tanë, shitësit e Detit që të dy, e kanë një firmë të madhe në arkivat e historisë së tradhëtisë.

Kush e ka pushtuar Bulevardin ?

Ja kush janë ata që e kanë pushtuar Bulevardin, pushtuesit e detit. Të dy e përgjakën Bulevardin dhe po në vijim të atij gjaku, kanë ngritur çadrën brenda së cilës është fshehur Krimi i tyre dhe janë ata, që kërkojnë ta përgjakin sërish. Pas tyre, si askund tjetër në botë formacionet e Drejtësisë së Krimit, brenda shtetit kënë ngritur formacionin e madh të mësymjes për të penguar refromën në Drejtësi. Si mund të rrish në çadër e të lirëgjërosh për të risjellë edhe një herë masakrën demokratike , në emër të “demos” _it ?

Kush e ka pushtuar Bulevardin ?

“ Demos”- i që rri në çadër… sa keq ka rëë në këtë kapistër të së keqes së kombit. Drama shqiptare e demokracisë e çapëlyer kësilloj, duhet ta gjej një dritë, një drejtpeshim për të mos e çuar Shqipërinë sërish në kaos. Një pjesë e këtij demos_i e kanë votuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, për inat të Republikës së Vërtetë, duke u bërë pjesë e rrënimit …dhe ata njerëz në çadër vijojnë të ngrejnë dy gishtat lart ! Ata votuan që të pushtetojnë mbi shqiptarët autorët e krimit antikombëtar, shitësit e detit, të pasurive kombëtare të tjetërsimit të pronës dhe e të groposjes së Drejtësisë e të përgjakjes së Bulevardit.

Dy “B”të, vijojnë të shpalojnë ligjërime për rrëzimin e Republikës së Vjetër, për të ngritur Antirepublikën.

Kush e ka pushtuar Bulevardin ?

Next Post
Topalli: Nëse Basha s’ka guxim të kërkojë falje, nuk e meriton drejtimin e PD

Topalli "ngel" në klasë opozitën e Bashës: Duhej qasje tjetër, jo koalicionit me LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In