• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush e ka gruan të mirë, është i ngrënë e është i pirë”, Baba Mondi: Në Shqipëri nga 70% e myslimanëve, 50% janë bektashinj

by Ardit Rada
12/09/2020 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baba Mondi i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, teksa ka folur për rolin e gruas në familje, është shprehur se një grua e mirë mund të mbajë familjen e bashkuar dhe jo të përçarë, madje ato udhëheqin edhe njerëzimin.

Baba Mondi: Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçarë. Këtu rol të madh luajnë gratë, nënat, motrat, të cilat duke qenë të përgatitura, ato e udhëheqin dhe njerëzimin. Gratë janë nënat, ato rrijnë me fëmijët, ato i edukojnë, kjo është bektashizmi. Në bektashizëm falen në një faltore edhe burrat edhe gratë, nuk ndahen veç.

Rudina Magjistari: Për këtë arsye ju bëni diferencën dhe konsideroheni si një besim shumë i emancipuar.

Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë është i ngrënë dhe i pirë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës.

Baba Mondi gjatë intervistës është shprehur gjithashtu se në Shqipëri 50% e njerëzve janë besimtarë bektashinj dhe se regjistrimet janë bërë gabim.

Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?

Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.

Rudina Magjistari: 50%?

Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.

Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?

Baba Mondi: Jo jo janë dokumentet edhe sikur të mos duam ne. Merren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatërruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundërshtuar pavarësisht se kemi filluar regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe.

Baba Mondi tregon se çfarë e bën mistik Malin e Tomorrit

Mali i Tomorrit ‘pushtohet’ gjatë 7-ditëve të peligrinazhit nga mijëra pelegrinë, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit nisin më 18 Gusht dhe përfundojnë më 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste është 22 Gushti.

Besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë ngrenë çadra dhe në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Baba Mondi ka treguar se çfarë e bën mistik Malin e Tomorrit. Ai shprehet se këto vende kanë energji pozitive të të heqin çdo lodhje apo ngarkesë që dikush perjeton gjatë ditës apo vitit.

Rudina Magjistari: Çfarë sekreti ka ky Mali i Tomorrit?

Baba Mondi: Vendet e mia janë gjithmonë vende të cilat kanë energji pozitive. Të çlodhin nga ajo rrumuja, ngarkesa që merr gjatë ditës apo gjatë vitit. Shenjtorët që kanë fuqi si Zoti, të lehtësojnë barën. Ti prandaj futesh e falesh për të shkuar mbarë dita, muaji, familja dhe shoqëria ku jeton. Lutjet Zoti t’i dëgjon edhe shenjtorët na i plotësojnë dëshirat të cilat japin atë enegji edhe atë frymëzim që ne të përballojmë vështirësitë.

Rudina Magjistari: Cilat janë pikat më të forta përsa i përket kësaj energjie të bektashinjve në Shqipëri?

Baba Mondi: Është Mali i Tomorrit, Sarisalltiku në Krujë dhe Kaptina e Martaneshit, këto janë peligrinazhe jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Të gjitha teqet janë të shenjta, edhe kryegjyshata botërore. Njerëzit vijnë një kryegjyshatë për t’u shkarkuar nga energjia negative. Zoti dhe shenjtorët e dinë se për çfarë shkojmë ne dhe për çfarë lutemi dhe na japin frymëzim për të përballuar vështirësitë e kësaj bote. /tvklan.al

/e.rr

Next Post
Erdogan kërcënon Macronin: Mos u ngatërro me popullin turk, ju nuk dini historinë e Francës

Erdogan kërcënon Macronin: Mos u ngatërro me popullin turk, ju nuk dini historinë e Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In