• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Kush e ka fjalën e fundit për imunitetin e Ballukut? Kristaq Kume: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati i deputetes nuk preket!

Os De by Os De
December 16, 2025
in Kryesoret, Politikë
1
Kush e ka fjalën e fundit për imunitetin e Ballukut? Kristaq Kume: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati i deputetes nuk preket!
0
SHARES
163
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kërkesës së kësaj të marte të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, lindin shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh pas kësaj kërkese, si pritet të veprojë Kuvendi, cilat janë afatet ligjore, sa ndikon kjo në detyrën e zëvendëskryeministres, të gjitha këto i sqaron në një prononcim për Tvklan.al, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume. 

Siç sqaron z.Kume, pas kërkesës së sotme të SPAK-ut, nga ana e Kuvendit të Shqipërisë do të nisë një procedurë e cila nuk do të mundet të zgjasë më shumë se 3 muaj në total. Nëse Kuvendi nuk vepron brenda kësaj kohe, kërkesa shfuqizohet. 

Kume shpjegon se edhe në rast të miratimit nga Kuvendi, masa e sigurisë nuk bëhet automatikisht e zbatueshme. Prokurori duhet të drejtohet më pas te Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendos në mënyrë të pavarur për masën e ndalimit. 

Gjatë kësaj periudhe, zëvendëskryeministrja Balluku vazhdon të ushtrojë detyrën me legjitimitet të plotë. Edhe në rast se në fund të këtij procesi vendoset masa e shtrëngimit ndaj zëvendëskryeministres dhe ajo nuk do të mundet të paraqitet më në detyrë, topi këtu i kalon kryeministrit Edi Rama, që do të duhet të vendosë nëse do ta zëvendësojë apo jo, por mandati si deputete nuk humbet, përveçse nëse ka një vendim penal të formës së prerë. 

Nëse Kuvendi miraton kërkesën e SPAK-ut, për t’i hequr imunitetin zëvendëskryeministres Balluku, a nënkupton kjo automatikisht vendosjen e një mase sigurie, apo SPAK duhet të bindë sërish gjykatën? 

Nëqoftëse Kuvendi vendos të miratojë kërkesën e bërë nga SPAK, kjo nuk do të thotë që kërkesa është automatikisht e zbatueshme. Pas kësaj duhet që prokurori që ka bërë kërkesën t’i drejtohet Gjykatës dhe, që në këtë rast është GJKKO, për të marrë prej saj vendimin për ekzekutimin e masës së ndalimit që ai ka vendosur për deputetin përkatës. Gjykata shqyrton provën penale që ka dërguar prokurori, vlerëson mbi bazën e provave, se sa dhe si kushtet ligjore plotësohen për masën përkatëse që kërkon prokurori të ushtrohet, dhe mbi këtë bazë vendos në mënyrë të pavarur. 

Vendimi mund të jetë ‘Po’, pra pranon masën e kërkuar nga prokurori, ose ‘Jo’, e rrëzon kërkesën e prokurorit. Pra pavarësisht nga ajo që ka vendosur Kuvendi, sepse Kuvendi edhe njëherë, vendos vetëm për të lejuar të vazhdojë procedura, pra i heq mbrojtjen që deputeti ka. Si pasojë e mandatit që ai/ajo ka, vendimi pastaj kalon në rrugën e zakonshme si për çdo rast tjetër. Fjala e fundit është e gjykatës, dhe pas kësaj vendoset nëse do të ushtrohet masa e shtrëngimit ose jo, që mund të jetë arrest shtëpie, arrest me burg, kontroll banese… ato që parashikohen… Kjo është situata. 

Cilat janë hapat e mëtejshme që duhet të ndiqen, si dhe afatet që Kuvendi ka për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut? 

Pasi prokurori paraqet kërkesën në Kuvend, kërkesë të cilën e administron kryetari i Kuvendit, kryetari ia dërgon këtë kërkesë menjëherë Këshillit të Mandateve dhe të Rregullores. Këshilli i Mandateve njofton deputetin përkatës për këtë kërkesë që është bërë nga prokurori, shqyrton kërkesën në prani të deputetit ose të përfaqësuesit që autorizon deputeti dhe harton një raport brenda një periudhe prej dy javësh. 

Këshilli mund të thërrasë edhe prokurorin, nuk është i detyruar nga rregullorja e Kuvendit që ta bëjë, por mund ta thërrasë, dhe thirrja bëhet vetëm për qëllime sqaruese proceduriale, jo për lëndën ose provat. Pastaj, Këshilli i Mandateve, pasi merr vendimin për raportin që harton, ia dërgon seancës, e cila e shqyrton dhe vendos ‘po’ ose ‘jo’. Gjithë kjo duhet të bëhet brenda 3 muajve nga data kur prokurori ka bërë kërkesën në Kuvend. Në qoftë se Kuvendi nuk vepron brenda 3 muajve, pasi kalon afati 3-mujor, kërkesa shfuqizohet dhe nuk ka më fuqi. Pra quhet e barabartë me atë që Kuvendi nuk e ka pranuar. Kjo është ajo çka bëhet në Kuvend për kërkesën. 

A ndikon ky proces në legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve ekzekutive të një zëvendëskryeministreje? 

Gjatë kësaj periudhe, me periudhë ku kam parasysh nga fillimi i kërkesës së prokurorit dhe deri në vendimin e gjykatës (nëse do të ecet në këtë rrugë) ose deri në konsumin e periudhës 3-mujore që Kuvendi nuk vepron, zëvendëskryeministrja është në detyrë dhe në legjitimitet të plotë të ushtrimit të saj. Nëse ndodh që hyn në fuqi masa e shtrëngimit për të (varet nga masa që është kërkuar, pra nëse kërkohet arrest me burg apo arrest në shtëpi), pra nëse nuk ka më mundësi të ushtrojë detyrën, duhet kryeministri të veprojë. Si deputete, mandatin e ka, thjesht nuk e ushtron dot. Nuk e humbet mandatin! Pra, nëse nuk ka më mundësi fizike të shkojë në detyrë, duhet të veprojë kryeministri, sepse nuk mund dhe nuk ka pse ta lërë vendin vakant, kurse mandatin e deputetit ajo vazhdon ta ketë, por nuk e ushtron dot. Nuk e humbet, siç nuk e humbi z. Berisha që konsumoi 6 muaj pa vajtur se ishte në arrest shtëpie. Mandatin e deputetit ajo do ta humbiste vetëm në rast se do të merrej për të një vendim penal i formës së prerë, sepse në këtë rast fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin, që i ndërpret mandatin. Pra, detyrën që ka si anëtare e Këshillit të Ministrave, në rast arresti me burg apo arresti shtëpie, ajo nuk e ushtron dot, por kjo nuk i hiqet automatikisht. Nuk ia heq as prokurori, as gjykata, por duhet kryeministri të veprojë. Dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka efekt për këtë fare, nuk e ndalon prokurorin. Gjykata Kushtetuese është shprehur vetëm jo për rastin konkret, në kuptimin e vlerës së masës, por për raportin mes dy institucioneve, kështu siç është bërë kërkesa. Dhe ka marrë jo vendim për lëndën, por për atë që quhet masë sigurie, ka pezulluar pezullimin, vetëm kaq, gjë që nuk ka ngushtuar aspak hapësirat për të vepruar ashtu siç edhe ka vepruar prokurori i SPAK-ut. Është proces që ka rrjedhur ashtu siç e parashikuar ligji. 

 

 

 

 

 

Previous Post

(FOTO – VIDEO)19-vjeçari përplasi për vdekje këmbësorin/ Drejtonte ‘Audin’ me shpejtësi të lartë

Next Post

“Drejtësia në kolaps, Rama dhe Berisha duhet t’ua thonë këtë ndërkombëtarëve”

Next Post
Drejtësia penale në Shqipëri është një drejtësi represive e jo njerëzore për individët

"Drejtësia në kolaps, Rama dhe Berisha duhet t'ua thonë këtë ndërkombëtarëve"

Comments 1

  1. Gjoka says:
    9 hours ago

    Sa mirë na ndriçon Kic Kumja.
    Lutemi, i thoni Kicit, të shkojë e tu japë leksion qytetarie (në rradhë të parë) e mandej ato profesionale juridike këtyre puçistëve spakistë të tipit Duman e Dado, sepse nga skizofrenia rurale e mos qënit qytetar, duke ndjerë diferencë në botkuptim, kanë mbërritur të bëhen linçues, hakmarrës dhe puçistë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi