• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush e ekzekutoi Ergys Dashin? Zbardhen hetimet e autoriteteve italiane, grupi i të riut drejtohej nga kushëriri i tij

by
11/04/2022 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Ergys Dashit më 22 janar të këtij viti në Guayaquil të Ekuadorit, do i hapte rrugë një hetimi paralel në Itali, ku do të arrestoheshin dhjetëra persona, shumica e tyre shqiptarëve. Prokuroria italiane, tregon në hetimet e saj se Dashi u ekzekutua për shkak të konfliktit mes bandave, pasi ai njihej një si krerët e organizatave kriminale me veprim në Itali.

Mësohet se hetuesit nga Ekuadori kishin rënë në gjurmët e një kushëriri të viktimës, pas gjetjes së disa bisedave mes tij dhe të riut të zbuluara në telefonit e këtij të fundit.

Policia e vendit latin i kërkoi Italisë të gjurmohej personi me emrin Edmond Dashi e, për pasojë, u ra në gjurmët e një grupi me të paktën 15 persona, të cilët vepronin në Torino dhe në qytezat përreth.

Prokuroria e Torinos nisi identifikimin e personave që lidheshin me emrin e Edmond Dashit, kushëririt të Ergysit dhe zbuloi se bëhej fjalë për një grup të mirëstrukturuar kriminal dhe që kishin në fokus kryesisht trafikun e kokainës.

Sakaq, mediat në Itali shkruajnë se Policia përtej Adriatikut ka zbërthyer mënyrën se si funksiononte grupi i Dashit, me transporte miliona euroshe nga Ekuadori në drejtim të Europës.

Sipas dosjes hetimore, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë. Prokuroria italiane thekson se organizatorët e grupit ishin Ergys dhe Edmond Dashi.
Këta të fundit e kishin organizuar grupin në mënyrë të atillë që funksiononte në çdo rrugë kryesore nëpër Torino duke lënë nga një përgjegjës për rajonet e Italisë si edhe në shtetet përreth.

Sipas prokurorisë italiane, Ergys dhe Edmond Dashi kishin lënë Rigels Yzeirajn si përgjegjës për rajonet qendrore të Italisë, ndërsa Bedrana Ahmiç ishte përgjegjëse për Slloveninë. Këta të fundit bënin më pas organizimin e grupit dhe realizonin shpërndarjen, theksohet në hetime.

/b.h

Next Post
“Oh moj nëna ime”/ Fjalët që tha kancelari i gjykatës menjëherë sapo u godit në kokë me leva. Ç’ndodhi me autorët

“Oh moj nëna ime”/ Fjalët që tha kancelari i gjykatës menjëherë sapo u godit në kokë me leva. Ç'ndodhi me autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In