• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush e dekonspiroi aksionin e policisë në Ishëm?

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet e djeshme në Kuvend kanë qenë të etshme, si çdo të enjte. Por ajo që ra në sy që në fillim të seancës ishte deklarata e ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë “Berisha”, Flamur Noka.

Rreth orës 11:40 deputeti demokrat ka deklaruar në sallën e Kuvendit se : “Sapo, çështje 2 minutash është rrëzuar një avion tjetër në Ishëm.”

Ishte ky momenti në fakt kur policia ishte në vendngjarje dhe po bënte një krehje të imtësishme të vendngjarjes.

Kjo deklaratë e demokratit Noka (që theksojmë ka qenë ish-ministër i Brendshëm dhe e njeh shumë mrië procedurën  me të cilën duhet të zhvillohen këto lloj aksionesh tejet delikate), ka qenë një dekonspirim i pastër i aksionit të policisë. Sepse ndërkohë që po kryehej një operacion super sekret, në sy të gjithë mediave është deklaruar se ngjarja tanimë është marrë vesh, duke i dhënë kështu mundësinë çdokujt që mund të ishte i përfshirë që të fshihte gjurmët dhe të zhdukej dhe për pasojë duke i pamundësuar policisë finalizimin e ngjarjes me rezultatet ndoshta të tjera.

Pyetja që ngrihet është: Si mundet, një ish-ministër i Brendshëm që prezupozohet se e njeh mirë vështirësinë dhe delikatesën e aksioneve të tilla të bëjë një dekonspirim të tillë të një operacioni policor në mes të ditës, nga salla e Kuvendit? Si mundet që një ish-ministër i Brendshëm t’i shërbejë me kaq zell “të implikuarve” të mundhshëm duke sabotuar aksionin e policisë?

E gjithë pesha e dekonspirimit pra bie vetëm mbi një person në gjithë ngjarjen e djeshme, e ai është Flamur Noka. Që në momentin që policia po bënte një krehje të gjithë zonës, dekonspiroi gjithçka, duke informuar edhe personat e mundshëm që mund të ishin implikuar në ngjarje se policia tanimë ndodhet aty.

Deklarimi përpara mediave i ngjarjes mund të ketë informuar dhe alarmuar këdo të përfshirë që t’i zhdukej policisë, duke pamundësur  rezultatet e tjera nga aksioni. Deklarata mund të ketë informuar në kohë reale çdo person të mundshëm të lidhur me ngjarjen se janë nën rrezikun e policisë.

Një ngjarje e tillë bëhet edhe më e rëndë kur pasohet nga një tjetër ngjarje, siç ishte dekonspirimi i një operacioni policor nga një ish-ministër i Brendshëm.

LEXO.AL/d.i.

Next Post
Mesazhet ISIS në sulmet në Gjermani: Përdore sëpatën, jo thikën, do të shkosh në xhenet

Mesazhet ISIS në sulmet në Gjermani: Përdore sëpatën, jo thikën, do të shkosh në xhenet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In