• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e beson Berishën

by Java News
29/09/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

Telenovela e gënjeshtrave berishjane, është më e shikuara e më e “besuara” për qytetarët shqiptar. Në fjalorin enciklopedik, për konkurimin e politikanëve kush di të gënjejë më shumë, e ka fituar Berisha, pa juri qendrore, por me miratim popullor. Ai, meriton të vendoset në “Librin Ginnes”, si politikani që di të gënjejë më shumë, jo vetëm kur është zgjuar, por edhe në gjumë.

Kjo është aftësi dhe s’ka pse të ketë  askush zili e xhelozi. Këtë dhunti të Berishës, e përligj historia 27 vjeçare në tregun e politikës shqiptare, që është evidentuar tepër tinëzare. Në deklarimet e fundit të Berishës, në intervista televizive dhe në shtyp, ai duket sikur po i shpall luftë Bashës për humbjen e 25 Qershorit të 2017 dhe për largimet pa “dijeninë” e tij, të një kontingjenti të konsiderueshëm me kontribute të shprehura në parlament dhe organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Ky qëndrim mediatik tingëllon tepër qesharak, për të gjithë ata që kanë sy e shikojnë,  vesh e dëgjojnë dhe  mëndje të gjykojnë. Komedi të këtij niveli interpretimi, ne kemi provuar shumë në vitet e “demokracisë”. Por kjo është tepër qesharake. Berisha mbasi heshti për shumë kohë si vëzhgues vigjilent, për të parë si trazohen ujërat brenda kundërshtarëve politik në Partinë Demokratike, ju desh të dalë në skenën demagogjike, falë aftësive të tija kllounare dhe të tregojë forcën e patriarkut, duke goditur në aparencë qëndrimet kaotike të Bashës.

Me qëndrimet e tija diabolike, ai shfaqet se nuk ka pasur dijeni për një çështje kaq madhore në jetën politike të një partie siç është lista e kandidatëve për deputet, që ka të bëjë me të ardhmen e çdo partie. Ky fenomen nuk ndodh edhe në partitë me demokraci liberale, e jo më te Partia Demokratike, ku dihet sundimi autokratik i patriarkut të saj legjendar. Berisha gjithmonë ka folur “sinqerisht”.

Ai, ka deklaruar në tragjedinë e Gërdecit, se nuk njihte as baxhanakun, fillimisht ishte i pari që e dinte kush e vrau Azem Hajdarin dhe më vonë e mohoi, po kështu për viktimat e 21 Janarit, për firmosjen e shitjes së detit, e pastaj kush e dogji Shqipërinë në ’97, grushtin e shtetit të ’98, e plot prapësi të tjera që kanë ndodhur këto 27 vjet. Ai, nuk di asgjë, por i di të gjitha, më mirë se kushdo tjetër.

Grupi madhor anti Basha, si Topalli, Patosi, Imami, Ruli, Bode  e Bregu, po artikulojnë në media disa të vërteta që janë të njohura edhe për grupin minor të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, por edhe për anëtarësinë e gjerë të saj. Por e gjithë kjo dukuri u shfaq në skenën politike, kur këta politikanë i zuri shiu përjashta dhe pa pritur u lagën jashtë çadrës së PD-së. E këtu të vjen ndërmend ajo shprehja klasike e marrë nga fundi tragjik i Cezarit, “Edhe ti o Brut”.

Kanë ndodhur shumë fenomene negative gjatë kohës që ka qenë në krye të Partisë Demokratike dhe në pushtet Lulëzim Basha, e me gjithë atë nuk ka pasur asnjë reagim nga klani i të pakënaqurve pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Këtu bën përjashtim Majlinda Bregu, që ka qenë kritike ndaj shumë qëndrimeve të gabuara të Bashës, para dhe pas çadrës, dhe që ka të drejtë morale për konsistencën e saj parimore.

Basha, nuk feksi sot në hemisferën politike, si politikan dështak. Ai, ka kaluar plot 12 vjet që nga 2005 e deri më sot, duke parakaluar në shumë poste të rëndësishme qeveritare, nën bekimin e Berishës. Sot e zbuluan pa aftësinë e Bashës, opozitarët politik,që kanë bashkëjetuar për më shumë se një dekadë,e kanë ngrënë të njëjtën çorbë në një sofër me Bashën?!…Ai, ka qenë tre herë ministër, në dikasteret më të rëndësishme qeveritare.

Dihen publikisht gjynahet e tij si Ministër i Transporteve në vjedhjen e 230 milion eurove në rrugën e Kombit, firmosja e  marrëveshjes të tradhtisë kombëtare, duke i dhuruar detin Shqiptar Greqisë, kur ishte Ministër i Jashtëm dhe së treti, në postin e Ministrit të brendshëm kundroi vrasjen e katër vetëve të pafajshëm në bulevard, para zyrës së Kryeministrit Berisha.

Pa aftësia e tij, ka spikatur kudo ku ka drejtuar. Përkrah Berishës, opozitarët u shqetësuan jashtë parlamentit, për dy vota që rrodhen në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit. Si “antikomunist” të betuar që janë, u ndihen keq për këtë veprim të pa moralshëm të dy deputetëve anonimë, në një kohë që Kryetari i Bashkisë Basha, ( që edhe atje rezultoi i dështuar) u zgjodh me blerjen e 3000 votave të Partisë Komuniste të Hysni Milloshit.

E në gjithë këto ngjarje flagrante, që kanë për autor Bashën, i strehuar nën” çadrën” e dirigjentit Berisha, nuk u dëgjua zëri opozitar i revoltës, por heshtën, kur dihet që heshtja është aprovim. Heshtën për kompromis, për frikë, apo për karrige, këtë e thotë në heshtje ndërgjegjja e tyre?!…Përgjigja është fare e thjeshtë. Në rast se Basha do t’i kishte përfshirë në listën e deputetëve, ata si dhe më parë, do ishin bashkudhëtar me filozofinë berishjano-bashiste, që i ka sjellë shumë të këqija vendit në këto 27 vjet, të ashtuquajtura demokraci.

Opinioni i shëndosh shoqëror, nuk e konsideron oponencën e tyre si një opozitë konstruktive, pavarësisht që thonë disa të vërteta, por jo në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Urtësia pas kuvendit dhe trimëria pas lufte nuk kanë vlerë për shoqërinë. Me të drejtë etiketohen me ndonjë përjashtim, si një grup politikanësh opozitar brenda partisë, që kërkojnë të kenë pushtet për të ruajtur pronat, parat, pasuritë dhe privilegjet e fituara nën petkun e politikës.

Ironia dhe demagogjia më qesharake, është e disa prej opozitarëve si Topalli, Ruli e Patosi, që ngarkojnë me përgjegjësi Bashën, duke besuar në pohimet e Berishës, se nuk ishte informuar për listën e deputetëve. Kur Berisha deklaroi gabimet e Bashës, kjo u quajt prej trojkës opozitare si “ndershmëri”, “pjekuri”, dhe një dënim publik ndaj Bashës. Ec e jakët e Bashës te Berisha, për çdo vendimmarrje e qëndrim politik, janë të njohura dhe mediatikisht.

Basha edhe kur flet mendohet mirë se mos linçon ndonjë piskamë pa muzikalitetin e duhur, që i vret veshin Berishës, pa le më ti kundërvihet mendimeve apo interesave të atit të tij politik. Berisha është mjeshtër i mashtrimeve dhe manipulimeve të opinionit me demagogjinë “demokratike”.  Kush beson se ai e kryqëzoi Bashën para klanit opozitar, është mjeran. Ai, me “kritikat e tija konstruktive”, i bëri një shërbim të vyer Bashës, e mori në mbrojtje, duke i mbuluar deformimet politike. Edhe fyerja ka një kufi. Të fyesh vetveten kaq ekstremisht, për interesa meskine, kur je një figurë publike është, imoralitet i tejskajshëm politik.

Opozitarët e Partisë Demokratike, le të akuzojnë Bashën sa për dekor, por mos harrojnë Berishën si aktor aktiv në çdo ndodhi brenda së djathtës. Grupi opozitar brenda PD-së, është i përfshirë vetë në një konfuzion idesh e qëndrimesh që lëkunden si gjethet e vjeshtës dhe nuk dihet se ku do ti hedh cikloni politik i Partisë Demokratike. Për këtë grupim politik, imediate është të njohin rrugën që kanë nisur, të shpalosin idetë dhe qëllimin që i kanë vënë vetes, të deklarojnë autorin de fakto, krahas kambanave për autorin de juro.

Të besosh Berishën, është fatkeqësi për çdo njeri, të mos dyshosh për atë që thotë është marrëzi dhe të pranosh në heshtje deklarimet e tij është pandershmëri. Të tria së bashku janë një amalgamë që trupëzojnë personazhet më të këqija të shoqërisë njerëzore. Kjo tregon se kemi një klasë politike të degjeneruar, të pakulturuar dhe të pa emancipuar intelektualisht, të dëmtuar jo vetëm në karakter por dhe në mendim dhe në sjelljen politike.

Next Post
A i shprehin meshkujt fantazitë në shtrat? Ja disa prej tyre…

A i shprehin meshkujt fantazitë në shtrat? Ja disa prej tyre...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In