• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush duhet të largohet nga politika në 15 Maj: Veliaj, Bejko apo Berisha?

by Java News
21/04/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Përgjigjia është e thjeshtë: Kush fiton, vazhdon mbetet në politikë.

Por a do largohet humbësi?

Zgjedhjet e 14 Majit në thelb nuk janë: kush del i pari sepse rezultati është i parashikueshëm.

Kjo fushatë elektorale është më e rëndomta dhe më pak interesantja e 100 viteve shtet shqiptar.

Shancet për humbjen e Edi Ramës apo Erion Velisë janë të barabarta me propabilitetin e humbjes zgjedhjeve nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia në vitet 1980 përballë Frontit Demokratik dhe Bashkimeve Profesionale.

E gjithë prognoza e zgjedhjeve parashikon një humbje të thellë të dyshes Berisha-Meta.

Faktori ndërkombëtar ka futur në grackë liderin e izoluar nga perëndimi duke e takuar me shefen e ODIHR që monitoron zgjedhjet (zonjën Glover.)

Qëllimi i takimit ishte për ti hequr Sali Berishës, alibinë e humbjes.

Në 15 Maj Zonja Glover do e njoh rezultatin dhe Sali Berisha nuk do të mundet ta akuzoj si një vëzhguese e “blerë” nga George Soros.

Gara e 14 Majit nuk është mes Erion Velisë dhe Belind këlliçit. Ajo është gara e fundit për të nxjerrë Berishën nga politika.

Populli ka këto mundësi:

– Nëse fiton Belind Këlliçi: Ikën Erioni, mbetet Berisha.

– Nëse fiton Erioni: Ikën vetëm Berisha.

– Nëse fiton Roland Bejko: Ikën Berisha + Erioni.

Fushata po tregon që Belindin nuk e merr seriozosht askush, madje as Berisha i cili bën humor me ngjyrën e lëkurës së tij.

Berisha dhe Meta janë të ndërhjegjshëm që e kanë betejën e humbur.

Nēse do kishin shanse për të fituar nuk do kandidonin Belindin por Monikën ose Ilirin.

Praktika e Bashkisë Tiranë ka treguar se ajo ështē paradhoma per tu bërë kryeministër siç u bë Edi Rama.

Prandaj edhe sikur 1% të kishte shanse Berisha dhe Meta do e merrnin për vete dhe jo për Belindin.

Fitorja në 4-5 qyteza në veri nuk mund ta justifikoj Berishën të mos largohet.

Partia e cila erdhi me 1.2 milion vota nga studentët nē 1992 po katandiset në parti e lokalizuar në 10 fshatra në veri.

Berishës nuk i ka mbetur asgjë tjetër por ashtu siç ka bër 33 vjet, edhe tashmë në çdo zgjedhje të baltos dhe denigron çdo kandidaturë tjetër si të shitur tek Edi Rama. Me pak fjalë ai nuk lejon asnjë alternativë tjetër opozitare që të lind sepse e rivalizon brenda llojit. Ai është pengesa e pluralizmit dhe rrëzimit të Edi Ramës.

Prandaj gara e tij nuk është me Erion Velinë si trashëgimtar i ardhshëm i vulës sicialistëve, por gara me Roland Bejkon i cili po i tregon shqiptarve që vula e Partisë Demokratike nuk është pronë dhe trashëgim nga babai apo gjyshi Sali Berishës por nga mijëra stundentë, mijëra të burgosur politik, mijëra ish pronar dhe qytetar që sot kanë braktisur zgjedhjet, partinë dhe Shqipërinë.

Humbja e Berishës e kthen vulën tek themeluesit.

Këto zgjedhje nuk zgjidhin të ardhmen e Erionit, Belindit apo Rolandit sepse ata do kenë dhjetra gara të tjera, por këto votime vendosin kohën e pesionit politik të Berishës.

Next Post
Nuk ndalet Cllevio, reagon sërish për Noizy-in pas daljes nga burgu: E ka zemrën si lepurush i vogël

Nuk ndalet Cllevio, reagon sërish për Noizy-in pas daljes nga burgu: E ka zemrën si lepurush i vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In