• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kush duhet të kërkojë falje për Dick Martin (e kush bërtet)?!

by Skënder Minxhozi
14/10/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

 

Në fakt është i njëjti njeri, edhe që bërtet “kapeni hajdutin”, edhe që është vetë i tillë. Sali Berisha e ka huq të vjetër faturimin tek të tjerët të fajeve e përgjegjësive të veta personale. Ndodhte një ngjarje e rëndë, dilte brenda dhjetë minutave e jepte listën e autorëve, njoftohej një gjëmë diku, me vrap drejtonte gishtin tek pala tjetër. Bllofet e Berishës janë tashmë gjah memesh e shakash që mund t’i gjesh pa u lodhur fare në rrjet.
E megjithatë ka një kufi. Të cilin Berisha në fakt po përpiqet ta shtyjë më tej me të gjitha forcat, megjithë moshën e thyer dhe 30 vitet karrierë gjatë të cilave duhet të kishte mësuar sadopak të mbante gojën apo të tërhiqej. Shikoni çfarë po bën orët e fundit: megjithëse të gjithë e dinë se cili është pozicioni delikat shqiptar në raport me akuzat e formuluara një dekadë më parë nga deputeti zviceran Dick Martin, ish-kryeministri Berisha ishte ndër të parët në Tiranë që vuri kujen për skandalin që sipas tij kishte konsumuar Edi Rama në Strasburg. Ai që duhet të heshtte më gjatë, foli sërish i pari! Sulmoi Ramën i cili tha me 11 vjet vonesë (ky është në fakt skandali), se ajo asamble e nderuar kishte ngritur dorën për t’i thënë “po” një raporti monstruoz, që mund të shërbejë si një skenar për një serial horror në Netflix, por jo si një katalog provash e akuzash të provuara nga një institucion ndërkombëtar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit shqiptar.
Të dërguarit e Berishës në Strasburg nuk patën as mëdyshjen më të vogël 11 vjet më parë, që të shqyrtonin nëse duhej ta votonin ose jo atë raport. E votuan dhe u kthyen me ndërgjegjen e qetë në shtëpi. E votuan padyshim pasi kështu i kishin udhëzimet nga Tirana. Pra nga Sali Berisha asokohe kryeministër.
Dhe ky i fundit, teksa bërtet sot kundër fjalimit të Ramës që vendos në vend një padrejtësi të votuar nga partia e Berishës, kujdeset që të nxjerrë të gjitha aspektet skandaloze të sjelljes së Ramës, pa kërkuar edhe një moment të vetëm falje për sjelljen e vet 11 vite më parë.

Sali Berisha nuk ndjehet aspak fajtor që na ka vënë mbi kurriz me votën e përfaqësuesve të tij, Shtëpinë e Verdhë të Dick Martin, ku si në një film me ufo diku në një cep të Antarktidës, hiqeshin organet nga trupat e serbëve të sjellë nga matanë kufirit kosovar, për t’u dëguar me urgjencë s’dihet se në çfarë klinikash a spitalesh që i implantonin pastaj në barkun e ndonjë milioneri të sëmurë!
E vërteta e miratimit 11 vjet më parë të raportit ‘fantastiko-shkencor’ të Dick Martin, është e gjitha aty, e përkthyer në shifra që askush s’i lëviz dot më nga vendi. Është aty për turpin e atyre që ngritën dorën për ta votuar atë paçavure, ku një shtëpi në mes të maleve të Matit pa ujë drita e me banorë të këputur nga skamja, paska bërë transplant organesh, që është në fakt edhe sot sfida më e madhe e shkencës mjekësore, edhe në klinikat më të avancuara të botës.
Edi Rama është jo rrallë teatral dhe i tepruar në fjalimet e tij, të cilat njëkohësisht nuk bien aspak poshtë nga niveli i polemikës dhe elokuencës. Mund të kishte folur më shkurt? Patjetër! Mund të kishte qenë më pak i drejtpërdrejtë e i thartë, duke qenë se ndodhej në një institucion ndërkombëtar që përdor një kod gjuhe e sjelljeje më të përmbajtur? Edhe kjo nuk diskutohet!
Por Rama foli në Strasburg parimisht drejtë dhe në vendin e duhur, megjithëse me shumë vonesë. Ky është i vetmi gabim i tij. Foli si një drejtues i lartë i një vendi të akuzuar publikisht dhe me shkrim në sytë e opinionit publik botëror, për krime monstruoze të kryera të territorin e shtetit të tij. Edhe sikur në mes të mos ishte fare në lojë fati i drejtuesve të lartë të Kosovës që sot mbahen në mënyrë të padrejtë në burgje edhe për shkak të raportit haluçinant të Dick Martin, kryeministri Rama kishte për detyrë të mbronte vendin e tij. Të bënte atë që nuk e bëri 11 vjet më parë hipokriti Sali Berisha që sot betohet nëpër studio se është kosovar dhe se nuk e ze gjumi natën për çeshtjen shqiptare!

Next Post
“Ja ku ka gabuar Alibeaj”/ Kush e merr PD pas 3 nëntorit, juristi tregon 3 variantet në gjykatë

"Ja ku ka gabuar Alibeaj"/ Kush e merr PD pas 3 nëntorit, juristi tregon 3 variantet në gjykatë

Comments 3

  1. Afrim Marko says:
    3 years ago

    Kryekrimineli, kryehajduti dhe kryetradhetari i popullit shqiptar, Sali Berisha, duhet të ishte denuar, të paktën dhjetë herë, nga drejtësia jonë tejet e koruptuar, e që vazhdon të jetë e tillë.
    Pikërisht kjo gjë, mos ndeshkimi i tijë, ka bërë që ai, “të bëhet i paprekshëm” dhe të sillet si “zeusi” duke u tallur me të gjithë, pa pyetur për ligje e norma morali.
    Ehhhhh ku je reforma në drejtësi ? Ku je BKH ? Ku je SPAK ?
    Zonja Kim, ambasadore e USA, mos dilni më të na ligjeroni moralizime për drejtësinë, pa denuar Sali Berishën. Po merreni me manikyrë pedikyrën e drejtësisë, por jo thelbin e sajë.
    Tung.

    Reply
  2. Ρrushi says:
    3 years ago

    Bravo Skënder.

    Reply
  3. Lili says:
    3 years ago

    Analizë e shkëlqyer ❤️ No comment ❤️

    Reply

Leave a Reply to Ρrushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga arrestimi: Kryeprokurori i Vlorës përfundoi në pranga për 3.4 mln eurot në “Toyota Yaris”

Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

January 15, 2026
Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

January 15, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

January 15, 2026
(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

January 15, 2026
Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

VKM/ Qeveria miraton kriteret për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm. Veprimet për lirimin dhe shkarkimin nga detyra..

January 15, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri shqiptarët nga “non grata” e Berishës

January 15, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave/ Ja kush do e drejtojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (EMRI)

January 15, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In