• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

by Frrok Çupi
30/05/2025 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’.

Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi Rama.

As keni për të shpëtuar më, mblidheni mendjen, o trima!. Po të ishte se para 11 Majit 2025, hë!, edhe mund të mos ishte aq e sigurt sa tashmë nuk e luan topi.

Por tani? Tani nuk ndodh më që të shpëtoni.

–Tani lutu zotit të jetë mirë e të mos i ikë mendja!- më tha dje një i njohur që mban hapur lokalin e tij të kafesë 16 orë në ditë.

Qeshëm sa  na u shkulën mushkëritë. Ai qeshte më pak, por vazhdonte të hollonte ironinë e tij:

-Them se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të shpëtuar, veç vullnetit të zotit që të mos i marrë mendjen Edi Ramës, ai është vetë zoti e ka gjithçka në dorë. A nuk ia lanë gjithçka në dorë, ore?, fliste e krijonte skena me ‘policinë vullnetare’.

Lajmi për ‘policinë vullnetare’ është i fundit që ka zgjuar fantazinë e njerëzve. Disa, ata që i rrinë pas bishtit sekretarit të partisë- 1979, këta e quajnë një tmerr, një frikë, një diktaturë. ‘Janë patronazhistët- thonë- do të të vijnë në mesnatë në shtëpi!’.

Ndërsa i njohuri im te bari i lagjes ka një perceptim tjetër, shumë afër gazmores. Ai thotë se ‘ja po kalon Rama këtu në rrugë…, se ai më këmbë ecën. Na shikon ne, shikon oborrin e lokalit plot.

-Ç’bëni këtu?!, do të pyesë, disa prej nesh edhe i njeh.

-Po ja, i themi ne!

– Çohuni, mos vrisni kohën, hajde pastroni rrugën se e keni pis. Pastaj mos na u shisni sikur vdisni për Atdheun…

Qeshëm sa nuk di të të tregoj.

Përralla që krijoji pronari i kafesë, me tërë atë hijeshi humori, ka një gjë të vërtetë: Nga Edi Rama nuk shpëtoni më!

Fatmirësisht që ndodhi kështu. Një jetë të gjatë ky vend i ka marrë hov, merri hov sot e merri hov pas 100 vjetësh, por nuk mbërriti askund.

Se nuk është fjala të shpëtojnë nga Edi Rama si individ. E vërteta është se këta duan të shpëtojnë nga Atdheu që ka krijuar Edi Rama dhe që njeriu i kafesë e tregoi më grindë siç fantazoi ‘pastrojeni rrugën se pastaj thoni ‘vdesim për ardheun’. Tani Shqipëria është kthyer në atdheun e bukur, në atë që kishin ëndërruar ata që nuyik arritën ta shohin. Edhe Faik Konica po të ngrihej do të bënte një hap pas: ‘Shqipëri të kam nder/ më kuptove kësaj herë’.

Këta që nuk durojnë Edi Ramën nuk janë të gjithë thjesht asisoji që kanë bërë terror në emër të doktorit. Jo, janë lloje- lloje.

Ka nga ata naivë që vërtet u thotë mendja ‘t’ia çojmë prapë atdheun në gojë doktorit’.

Ka nga ata që nuk e çajnë kokën për atdheun, por duan një copë për vete. Një ‘copë për vete’ i merret atdheut vetëm duke e kthyer në ‘lesh arapi’ siç e kishte pas ba doktori.

Ka nga ata që edhe nuk e duan ‘rrugën e pastër’, as atdheun të ndritur; duan ferrën që kishin.

Ka nga ata që bëjnë ‘shaka’ me fëmijët e tyre e u drejtojnë thikat, e si të mos ia fusin thikën atdheut; në fund të fundit ‘ça asht atdheu’ për ta.

Ka ligjërues të politikës që po thonë se ‘të gjitha ata që votuan kundër, janë me doktorin!’. Jo, ore, janë ata që nuk durojnë Edi Ramën sepse nuk durojnë atdheun.

Për herë të parë budallenjtë po tregojnë mençuri: Këta e dinë se tani që Shqipëria po bëhet anëtare e BE-së, do të jetë si një shtet euriopian që këta nuk e durojnë. Por tani nuk ka kthim prapa, këtë kuptojnë këta që bëhen ‘të mençur’ dhe thërrasin ‘të shpëtojmë nga Edi Rama’. Vetë populli e dha kët] vullnet në zgjedhjet e 11 Majit. Pas Edi Ramës si sot, nesër ka një Edi Rama tjetër e një pas një. Sepse jemi familje evropiane ku krijohet pozitivitet për kombin dhe Europën.

Next Post
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Qershori vjen i ngarkuar për Horoskopin, Chrysanthi Kalogeri përçon mesazhin e yjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In