• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush do të jetë pasuesi i Merkel? Njihuni me pretendentët kryesorë

by A R
29/10/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnikë ose rebelë, kandidatët pasues të Angela Merkel në kupolën e partisë së saj (CDU), për të siguruar më pas një ndenjëse drejt Kancelarisë gjermane, nuk mungojnë aspak.

T’i hedhim një vështrim pretendentëve kryesorë të deklaruar dhe të pritshëm.

E cilësuar ”Merkel e Sarres”

E cilësuar ”Merkel e Sarres” rajoni më i vogël i Gjermanisë, që është dhe origjina e saj Annegret Kramp-Karrenbauer, 56 vjeçe shfaqet si besnike e kancelares me të cilën ndan një linjë politike kryesisht centriste.

Katolike, ajo shfaq qëndrime më tepër konservatore sesa Angela Merlkel për çështjet sociale si aborti apo martesë për të gjithë. Ajo lëshoi gjithashtu kritika të matura në lidhje me politikën me dyer të hapura të kancelares ndaj qindra mijëra azilkërkuesisht në vitin 2015.

Jens Spahn – rebeli

I moshës 38-vjeçare, Jens Spahn është pozicionuar si “anti-Merkel”. Ai u zgjodh ministër i Shëndetësisë në pranverë për të kënaqur linjën e ashpër të CDU-së, ai nuk reshti së kritikuari vijën e kancelares që sipas tij, do ta kishte shndërruar CDU-në në “social-demokrate”. Ai kërkon një ndryshim konservator, veçanërisht në çështjet e identitetit dhe emigracionit.

Ai nuk fsheh afërsinë e tij ideologjike dhe si brez me kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz i cili qeveris me ekstremin e djathtë.

Armin Laschet – kompromisi

Ai mund të jetë kompromisi i duhur. Pasi drejtuesi i landit të Nordrhein-Westfalisë ka për të qenë një fitues, pasi ia doli mbanë të fitonte në vitin 2017 këtë rajon industrial dhe më të populluarin e Gjermaninë nga socialdemokratët.

Ai qeveris me Liberalët e FDP-së, aleat tradicional i CDU-së, që Merkel nuk ka marrëdhënie të mira. Udhëheqësi i kësaj partie, Christian Lindner, madje u shpreh se Laschet “ka atë që duhet për t’u zgjedhur kancelar”, një kompliment pas një karriere të gjatë të kufizuar në rolet e dyta.

Friedrich Merz – revanshisti

Friedrich Merz, 62 vjeç, nuk ia fali kurrës kancelares pse e shkarkoi në vitin 2002 nga funksionet si kreu i deputetëve konservatorë në Bundestag.

Disa vite më vonë, i privuar nga të drejtat brenda partisë, ai lë politikën aktive për të punuar në sektorin privat si avokat, përpara se të bëhej kryetar i bordit mbikëqyrës të degës së madhe gjermane ”Blackrock”, menaxhere e aseteve.

Ai vazhdon gjithsesi të shfaqet rregullisht në debatet publike. Me pikëpamje ekonomike neo-liberale, ai ka kritikuar në mënyrë të përsëritur  linjën “shumë të majtë” të mbajtur nga ana e kancelares Angela Merkel.

/b.d

Next Post
Shënohen 5 viktima nga moti i keq në Itali

Shënohen 5 viktima nga moti i keq në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In