Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali berisha doli ditën e sotme në jë konferencë për mediat ku deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Por pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguaj dhe sa kushton avokati francez i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.
Berisha u shpreh se zgjodhi Francën si vend neutral, por pa dhënë detaje të tjera.