• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush do ta hetojë trafikun dhe bandat e drogës? Prokuroria e Krimeve të Rënda “shkrihet”

by Java News
19/08/2016 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ndryshimet e reja Kushtetuese, të cilat kanë hyrë në fuqi, detajohen edhe institucionet e reja që do të krijohen si dhe nga kush do të kontrollohen. Pikëpyetjet më të mëdha të ekspertëve kanë qenë për ekzistencën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke sjellë një pështjellim në radhët e njerëzve të drejtësisë. Këto institucione hetojnë dhe gjykojnë krimet e rënda, si bandat e armatosura, grupet kriminale, vrasjet e kryera nga këto grupe, trafiqe të ndryshme etj.

Tashmë, kur kanë kaluar disa javë nga hyrja në fuqi, gjyqtarët e prokurorët që janë në këto struktura, janë “në ajër”. Do të vazhdojnë apo jo të jenë pjesë e këtyre strukturave? Nëse po, si, dhe nëse jo, ku do të shkojnë? Problemi personal i gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jetë më i vogli, pasi një ngërç të madh pritet të ndodhë me hetimin dhe gjykimin e veprave penale.

Nëse rezulton se këto struktura shkrihen, atëherë do të “amnistohen” qindra të hetuar apo të dënuar. Por, për këtë problem mund të zgjidhet ngërçi, ndërsa gjatë kësaj kohë, kur po lulëzon kanabisi në vend dhe ka një shtim të kriminalitetit për trafikimin e kësaj lënde narkotike, Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se i ka “duart e lidhura”. Themi kështu pasi këta prokurorë nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në shtator dhe më pas, dhe, në këto kushte, rezultati duket gjatë punës.

Kjo situatë duket se ka “favorizuar” edhe mbjelljen apo trafikimin e lëndëve narkotike. Kohët e fundit ka pasur akuza se disa drejtues policie po favorizojnë ata që mbjellin hashash. Madje ka edhe një raport të autoriteteve të drejtësisë italiane dhe gjermane, me një hartë se ku mbillet, apo edhe me emra policësh apo deputetësh, pavarësisht se policia e mohoi. Po kush do ti hetojë këta drejtues? Akuza qendrore thotë se ka marrë në dorë një raport nga SHISH, ndërsa po konsultohet edhe me ekspertë, nëse dosja do të dërgohet apo jo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nga ana tjetër, edhe nëse çështja do të hetohet, grupi hetimor do të ndihen nën “presion” për të verifikuar drejtues policie apo deputetë, duke qenë se reforma në drejtësi po kryhet pikërisht në këto kohë dhe rrezikojnë vendin e punës.

Shtyrja e miratimit të ndryshime Kushtetuese për reformës në drejtësi, apo bërja e ligjeve me vonesë, ka favorizuar dukshëm grupet kriminale, të cilat lulëzojnë të qeta: askush nuk po i heton!/shqip/a.k

Next Post
Sarandë/ Çelet panairi 3 ditor i suvenireve

Sarandë/ Çelet panairi 3 ditor i suvenireve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In