• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush do ta hapë ceremoninë e Kupës së Botës, Dua Lipa apo Shakira? Garë e fortës mes dy këngëtareve

by A R
13/10/2022 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po afron Kupa e Botës ‘Qatar 2022’. Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS janë në konkurrencë për të kënduar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Të diel në 20 nëntor 2022 në stadiumin Al Bayt në qytetin Al Khor do çelet zyrtarisht Kupa e Botës, me Marca në Spanjë që bën me dije se janë disa këngëtarë që konkurrojnë për të qenë pjesë e cermonisë hapëse.

Tej Shakirës që duket e “abonuar” në të tilla evente, edhe emri i Dua Lipa është ai që përflitet. Veç artistes shqiptare edhe grupi BTS pritet të jetë pjesë e ceremonisë. Nuk përjashtohet mundësia që të tre emrat e përmendur të jenë pjesë e cermonisë, me Shakira që ka eksperiencë në evente të tilla, duke interpretuar më parë “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka”.

Kili 1962: Trofeu i Kupës së Botës – Tradita e të pasurit të një kënge që identifikonte një Kupë Bote filloi në Kili 1962, me një pjesë klasike rock të viteve 1960 të interpretuar nga ‘Los Ramblers’ dhe shkruar nga Jorge Rojas.

Angli 1966: Kupa e Botës (Ku po shkojmë në këtë botë). Anglezët nuk donin të liheshin pas dhe gjithashtu vendosën t’i shtonin një ritëm rock këngës që identifikoi Kupën e Botës së tyre në vitin 1966. Kjo këngë u këndua nga Lonnie Donegan.

Meksikë 1970: “Soccer Mexico”, interpretuar nga ‘Los Hermanos Zavala’, një familje me traditë muzikore në Meksikë. Tema titullohej thjesht: Futbol Mexico ’70 me ritme klasike nga vendi pritës.

Gjermani 1974: Maryla Rodowicz ishte gruaja e parë që këndoi një këngë për kompeticionin botëror të futbollit për meshkuj.

Argjentinë 1978: Kënga e Kupës së Botës dhe marshi zyrtar i Kupës së Botës. Ishte një kolonë zanore e shkruar nga kompozitori italian Ennio Morricone. Një këngë e dytë u luajt nga Banda Simfonike e qytetit të Buenos Aires dhe Kori i Teatro de Colón.

Spanjë 1982: “Kupa e Botës” – E interpretuar nga tenori Placido Domingo, ajo kishte vulën e saj të veçantë në ritmin e pjesës.

Meksikë 1986: “Bota e bashkuar nga topi” – Konsiderohet ndër këngët më të pëlqyera për fansat e atyre viteve. Është shkruar nga kompozitori meksikan Juan Carlos Abara.

Itali 1990: “Një verë italiane”. Kompozuar nga muzikanti italian Giorgio Moroder dhe amerikani Tom Whitlock dhe interpretuar nga Gianna Nannini dhe Edoardo Bennato.

Shtetet e Bashkuara 1994: “Kupa e Botës” – Me këtë këngë FIFA publikoi edhe materialin e parë diskografik. Kjo pjesë muzikore korrespondon me Daryl Hall dhe Sounds of Blackness.

Francë 1998: “Kupa e Jetës” – Një tjetër nga këngët më të kujtuara dhe më të njohura në edicionet e Kupës së Botës, pasi u interpretua nga një ikonë e muzikës latine: këngëtari portorikan Ricky Martín.

Korea-Japoni 2002: “Boom” – Për Botërorin e parë të organizuar nga dy shtete u zgjodh amerikania Anastacia, e cila realizoi këngën.

Gjermani 2006: “Koha e jetës sonë” – Një këngë emocionuese e realizuar nga këngëtari amerikan Tony Braxton dhe kuarteti italian Il Divo.

Afrika e Jugut 2010: “Waka Waka” ose “Kjo është Afrika” – Për shumë, kënga më ‘ngjitëse’ në historinë e ritmeve të Kupës së Botës, e realizuar dhe shkruar nga kantautorja kolumbiane Shakira në bashkëpunim me grupin afrikano-jugor Freshlyground.

Brazil 2014: Ne jemi një (Ole Ola) – Shkruar nga Sia Furler dhe me Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte.

Rusia 2018: Live it up – Në të morën pjesë Nicky Jam, Will Smith, Era Istrefi dhe Diplo.

Katar 2022: “Hayya, Hayya” – Më mirë së bashku. Interpretuar nga amerikani Trinidad Cardona, nigeriani Davido dhe Aisha.

Next Post
“Ambasadori britanik, i korruptuar!”, Berisha: Fatjon Dauti që i ra derës me shkelm, shkaku i ‘non-gratës’ time

"Ambasadori britanik, i korruptuar!", Berisha: Fatjon Dauti që i ra derës me shkelm, shkaku i 'non-gratës' time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

January 29, 2026
Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

January 29, 2026
Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

January 29, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

“Njerëzit janë më avangardë se PD, të gatshëm të qëndrojnë me ditë në shesh”, Gjin Gjoni shpjegon si duhet të jenë protestat e opozitës

January 29, 2026
(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In