• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush do që kalamajtë mos t’i ikin si sirianë nëpër botë”, le të veprojë”, apeli i Dashamir Shehit për qytetarët

by Java News
10/01/2020 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ende nuk ka vendosur nëse do t’i rikthehet protestave me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë nga aleati i Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes për Zhvllim Kombëtar, Dashamir Shehi i cili ka theksuar se opozita i qëndron kërkesës së saj largimin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk është marrë ndonjë vendim për të rinisur protestat, është marrë një vendim që do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat opozitare, që janë largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt qoftë dhe nesër në mëngjes. Do të bëjmë të gjithë llojet e kompromiseve dhe çdo lloj mjeti, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama pasi demokracia po shuhet fare. Mjeti më demokratik është protesta, nuk e kemi vendosur ende. Është në një afat të dytë”, thotë Shehi për Report Tv.

Por cila është zgjidhja që opozita ofron për zgjidhjen e krizë ndërsa nga pala tjetër zgjedhjet do të zhvillohen në vitin 2021.

“Ne zgjidhjen e mendojmë kështu, largimi i Ramës, të bëhet një qeveri e përbashkët, qeveri e mbështetjes, e rëndësishme që kjo qeveri të marrë parasysh 9 pikat e Bundestagut gjerman dhe rimëkëmbja e Shqipërisë, që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do presim se si do të reflektojë pala tjetër dhe në funksion të saj do përdorim mjetet që kemi në dorë. Nëse këta zotërinj e quajnë qeverisje këtë lloj regjimi ne nuk jemi dakors. Zanati për atë që është në pushtet është se si ta sfidojë kundërshtarin. Kjo është në mendjen rurale të shqiptarit, koha do të tregojë. Asnjë nuk është larguar me vullnet në Shqipëri. Ne gjykojmë se ky njeri duhet të largohet”, u shpreh Dashamir Shehi.

Aleati i Bashës ka dhe një apel për qytetarët shqiptarë, ku nuk premton mrekulli, por normalitet.

“Kush kupton pak ka një ndërgjegje të vogël. Kush do kalamajtë e vet që mos i merren me drogë, kush do që kalamajtë mos i ikin nëpër botë, sikur janë sirian, hajde ta ndryshojmë këtë realitet, jo se do vij mrekullia por hajy të kthejmë normalitetin”, tha Shehi.

Duke u ndalur tek diskutimi për reformën zgjedhore Shehi ka theksuar se ndryshimet do të vendosen sipas shumicës. Sipas Shehit për opozitën është imediate të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ku opozita duket e gatshme të pranojë dhe sistemin aktual zgjedhor dhe pse dëshira është një sistem më modern. /shqiptarja.com/

Next Post
Vendet vakante për gjyqtar, më 15 janar mbahet mbledhja e parë e KED

Vendet vakante për gjyqtar, më 15 janar mbahet mbledhja e parë e KED

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com