• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush denoncon gjyqtarët që i ka paguar, përfiton imunitet dhe merr paratë mbrapsht

by A R
30/08/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji i ri për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u garantojë imunitet qytetarëve që kanë paguar ryshfet, nëse denoncojnë magjistratët që kanë kryer korrupsion, shkruan “Panorama”.

Këtë parashikim në projektligjin e vetingut, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përfshirë te “çështje që nuk negociohen”, apo siç u theksua ndryshe “vijat e kuqe”.

Por çfarë parashikon konkretisht ky nen, i cili flet për bashkëpunëtorët e drejtësisë? Këtë status mund ta përfitojë çdo person që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit, qoftë me gjyqtarët apo me prokurorët.

E veçanta e këtij neni është fakti se personi që deklarohet se ka dhënë para për të marrë një vendim në favorin e tij, nëse ka prova për këtë shkelje ligjore ai nuk dënohet. Projektligji i ri i rezervon denoncimit, i cili është bashkëfajtor në korrupsion, status të veçantë të “bashkëpunëtorit të drejtësisë”.

“Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore”, thuhet në nenin 50 të projektligjit.

PËRFITIMI

Po çfarë përfitojnë “bashkëpunëtorët e drejtësisë”? Përveç faktit që ata nuk dënohen për veprën penale të korrupsionit, denoncuesi mund të rifitojë shumën që i ka dhënë si ryshfet gjyqtarit apo prokurorit.

Këto para mund të rikthehen mbrapsht nga gjyqtarët apo prokurorët, nëse vendimi i dhënë nëpërmjet ryshfetit është dhënë pas janarit të vitit 2016.

“Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës.

Kthimi i shumës mund t’i kërkohet drejtpërdrejt dhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100.000 ALL pa shkak të ligjshëm, që nga 01.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të tretë që mund të kenë përfituar shumën përkatëse”, thuhet në nenin 50 të projektligjit të vetingut.

Neni 50.
Bashkëpunëtori i drejtësisë

1. Personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal.

2. Prokurori mund t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive  ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.

3. Personi ka të drejtë përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor.

4 Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e
korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë  përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për
procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.

5. Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Një kopje e dëshmisë dhe e marrëveshjes së bashkëpunimit, i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe institucioneve të rivlerësimit.

6. Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet në rast se bashkëpunëtori i drejtësisë nuk dorëzon provat pranë institucioneve të rivlerësimit, ose jep dëshmi të rreme për të cilën mban përgjegjësi penale sipas legjislacionit penal.

7. Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk
legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës. Kthimi i shumës mund t’i kërkohet drejtpërdrejt dhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100.000 ALL pa shkak të ligjshëm, që nga 01.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të
tretë, që mund të kenë përfituar shumën përkatëse

Next Post
Obama do të takohet me Erdoganin më 4 shtator

Obama do të takohet me Erdoganin më 4 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In