• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush bllokon rrugët është rock si programi im në radio

by Enkel Demi
18/12/2018 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Enkel Demi

Në këtë çast që po shkruaj, studentët e Mjekësisë kanë bllokuar kryqëzimin tek 9 katëshet (Rruga e Barikadave), ndërsa ata të Universitetit të Sporteve kanë bërë të pakalueshëm “21 dhjetorin”. Unë vetë nuk jam në Club FM që të them: “Bëni shumë mirë që bllokoni rrugët, se më shtohet audienca, meqë njerëzit e kapur gafil nuk kanë ç’të bëjnë tjetër vetëm se të dëgjojnë radion”.

Në fakt, e kam vdekje që të shpjegoj stilin tim radiofonik sarkastik, cinik, shpesh të pamëshirshëm duke nisur me veten, njerëzit që më rrethojnë në jetë, për të vazhduar me qeverinë, opozitën, televizionin e kështu me radhë. Tek e fundit përse duhet ta bëj? Kam dhjetë vjet që realizoj të njëjtin program dhe ndjekësit tanë në “Makinë me dy timonë” që janë të shumtë, por me gjithë mend të shumtë janë mësuar, e pëlqejnë.

Saimir Tahiri nuk përtonte të më shkruante, kur ishte në opozitë dhe unë e përcillja drejtpërdrejtë. Lali Eri sot, gjithë enturazhi i Edi Ramës, Lul Basha me të gjithë me radhë, Arvizu, Lenc Vangjeli, sipërmarrës, kolegë, njerëz me qasje publike, mike të mira si Iva Tiço, Mira Kazhani… dhe pikërisht Mira që ishte nxehur dje se kishte mbetur peng i studentëve te Zogu i Zi, e shkruan batutën time, të cilën për hir të së vërtetës  e bëj sa herë ka trafik. Fjala vjen, të njëjtën gjë bëja në verë këtë vit, kur investimet e mrekullueshme të qeverisë e bën rrugën Tiranë – Durrës kaps. Po more e kam thënë se është lajm i shkëlqyer që ka trafik, pasi qeveria e ka objektiv kryesor të reformave të saj të mendojë për programin tim duke i shtuar audiencë me njerëzit e mbetur në makina. Por, i shkëputur nga konteksti, unë dola dje si një njeri që thërrisja për bllokim rrugësh, madje si nxitësi i vetëm i kësaj pune, meqë kam një mikrofon tejet të zëshëm. Kaq serioze u bë kjo punë sa në darkë më njoftuan që dikush atje lart ishte shqetësuar për thirrjet e Kel Demit, sa po vriste mendjen ta ndëshkonte. Serioziteti i ndëshkuesëve në këtë vend është burimi kryesor i qyfyres, me të cilën jam rritur profesionalisht qysh në vitet ’95-’96, kur ndaja me Arban Hasanin cilët ishin shiksat që ndiqnin atë dhe cilët ishin të mitë.

Por, një merak kam sot para se të hyj në radio dhe të them ndonjë thagmë tjetër; unë nuk jam revolucionar, e urrej populizmin. Jam shumë konservator që të besoj në revolucione, por jam njeri që kam qenë pjesëmarrës në një pjesë të mirë të tollovive të Shkodrës së viteve ’90-‘91, atje ku ma kishte nxjerrë shkollën e lartë partia. Pra, studentët sot më kthejnë në pafajësinë e një kohe, ku unë besoja dhe me sa kisha mundësi luftoja të vinte ndryshimi. Në atë kohë, ne kishim përballë Gramoz Ruçin, ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë. Ata sot kanë prapë përballë Gramoz Ruçin, kryetarin e Kuvendit të Edi Ramës. Në atë kohë na kërkonte dialog sekretari i parë i Partisë së Punës, sot e kërkon Kryeministri. Në atë kohë këpucët e mia fusnin ujë dhe nuk e ngopja dot barkun me bukë në mensën që bënte veç purri. Janë njësoj, të veshur keq, të pangrënë, pa gjumë, të lodhur nga punët që bëjnë dhe natyrisht mund të mbajnë çanta “Prada” kallpe ose i kanë blerë te Gabi, ashtu si mua dikur më fali zotni Jaku një palë këpucë mali prej Caritass-it. Dhe si e thotë Mira fajin e ka kjo qeveri që ka bërë një gropë me m…, ndaj e ngrenw gishtin e mesit.

Unë nuk i nxis as sot, as kurrë të bllokojnë rrugët, sepse e di që gjithsecili ka halle, madje të mëdha, por nëse do bija vetë në çark ju betohem miket e mia të mira që do pranoja të m’i vidhnin ata djem e vajza dy, tre a katër orë nga jeta ime, sepse Edi Rama më ka vjedhur pesë vjet, kurse klasa politike që ai përfaqëson denjësisht si majtas, si djathtas më ka vjedhur 28 vjet.

Ndaj, unë po shkoj në radio, në punë time, se më shtohet audienca.

a.ç

Next Post
Është rradha e Mogherinit kundër Kosovës: Nuk ka dialog pa e hequr taksën

Është rradha e Mogherinit kundër Kosovës: Nuk ka dialog pa e hequr taksën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com