• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“KURUM ushqen edhe sot Berishën e Metën”, avokati ‘zbërthen’ skemën: Me dy VKM u bë pronar i HEC-eve!

by A R
27/08/2024 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania turke “Kurum” vijon të jetë e mbyllur pasi ka nxjerre te pa pune 500 punonjës pa asnjë shpjegim, menjëherë pas skandalit te transportit drejt Tajlandës të mbetjeve të dala nga kjo kompani.

Kompania turke me aktivitet në Shqipëri nuk pranon te japë sqarim për arsyet e kësaj ndërprerje, dhe asnjë sqarim për punëtoret që u ka detyrim shpjegimin e situatës dhe respektimin e marrëdhënieve kontraktuale.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e fundit” në ABC News, u shpreh se Kurum nuk është hera e parë që përsërit skena të tilla. Sipas tij, kjo kompani, pas skandalit të mbetjeve toksike po tenton t’i bëjë presion shtetit shqiptar duke nxjerr në rrugë 500 punonjës.

Avokati theksoi se Inspektorati i Punës do duhet të hetojë me hollësi të gjithë dokumentacionin dhe aktivitetin e kësaj kompanie, që vepron në Shqipëri prej vitesh.

Ai theksoi se kompania Kurum ka hyrë keq në Shqipëri dhe për këtë kanë përgjegjësi të madhe si qeveria Berisha ashtu edhe qeveritë para tij.

“Nuk është hera e parë që Kurum përsërit skena të tilla. Shkeljet e rënda dhe flagrante të Kurum, të ndodhura edhe më parë. Është një lloj presioni, pas skandalit të mbetjeve toksike. Inspektorati i Lartë i Punës duhet ta hetojë me hollësi një situatë tillë dhe jam i bindur se do ta bëjë një gjë të tillë mirë. Kurum tha se ato nuk janë mbetje toksike dhe helme.

Ajo është një çështje dhe hetim ndërkombëtar. Ajo shoqëri do të mbajë përgjegjësitë e veta. Kurum jo vetëm është futur keq në Shqipëri, por edhe në këtë drejtim, edhe qeveritë para Berishës kanë përgjegjësinë për këtë futje”, tha ai.

Ai shprehet se Berisha dhe Meta kanë privilegjuar këtë kompani, duke e mbështetur atë në thellimin e paligjshmërive në kurriz të popullit shqiptar dhe pasurive te tij.

“Nuk mund ta themi se mund të largohet nga Shqipëria, pasi një situatë e tillë nuk e shohim, sidomos pa u mbyllur proceduarat, sidomos pas hetimet të mbetjeve toksike. Kurum është privilegjuar shumë nga qeveritë shqiptare, sidomos nga qeveria e Berishës dhe e Metës”, tha ai.

Më 4 prill 2023, avokat Idajet Beqiri kallëzoi në SPAK ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Gjatë intervistës, Beqiri tha se në kaq vite aktivitet, Kurum ka përfituar në mënyrë abuzive dhe me bekim të VKM-ve të nxjerra nga ish-kryeministri Sali Berisha rreth 130 milionë euro.

Ai shtoi se këtë çështje e ka çuar në Gjykatën e Lartë, ndërsa u shpreh besimplotë për një vendimmarrje të duhur nga drejtësia shqiptare.

“Është privilegjuar, por në shkelje flagrante të ligjit dhe janë dhënë asete kombëtare në kundërshtim me Kushtetutën, për një korrupsion të hapur të Berishës dhe të Metës. Në 23 qershor 2013 bëheshin zgjedhjet dhe ato ia dhanë këto hidrocentrale Kurimit në janar.

Me ligj e kemi, që këto ndërmarrje nuk mund t’i privatizosh. Me dy VKM të Berishës, vkm 152 dhe 153, në kundërshtim me Kushtetutën dhe HEC-et iu shitën Kurum. Janë 130 milionë euro fitim në këto vite. Marrin [Kurum] 10 milionë euro fitim. Ai ushqen edhe sot Metën dhe Berishën. Berisha ka vënë Shkëlzenin në krye të kësaj pune dhe ai mbledh paratë”, tha ai.

Next Post
Në mes të stuhisë, kanoset me armë 32-vjeçari në Tiranë

Në mes të stuhisë, kanoset me armë 32-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In