• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kurti zbaton agjendën e Moskës”, akuza e Haradinajt: Vuçiçit i intereson ta mbajë në krye, kryeministri po largon aleatët e mbrojtjes

by Java News
23/04/2024 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë ekskluzive për Top Story në Top Channel, Ramush Haradinaj ka folur me tone të ashpra dhe ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se me veprimet që bën Kurti, i krijon hapësirë Serbisë që të rrezikojë territorin kosovar. Ai tha se Aleksandar Vuçiçit i intereson që në pushtet të jetë Kurti.

Haradinaj shkoi më tej kur tha se Albin Kurti po bën çdo gjë që të largojë aleatët e sigurisë nga Kosova dhe se burimi i agjendës së tij është në Moskë, dhe zbatohet nga ky i fundit.

“Ajo që i ka ndodh Kosovës është më e keqja që ka mundur t’i ndodhë. Ata që erdhën në pushtet duke e shfrytëzuar popullin jo duke i shërbyer, e vazhduan këtë logjikë dhe në pushtet. Çdo agjendë e vunë në shërbim të popullaritetit të tyre dhe jo të Kosovës.

Serbia e ka në doktrinë të vetën dhe interesimin ndaj serbëve të Kosovës, dhe këtë e kanë shpërndarë në të gjithë misionet e veta. Kanë dhe një hapësirë brenda institucioneve të tyre që e shfrytëzojnë dhe rusët.

Edhe pse Serbia është palë për anëtarësim në BE, etj, Rusia ka akses. Serbia do e kishte të pamundur të ndërmerrte çdo lloj veprimi, sikur Kosova të mos i bënte gabimet e veta. Ndihmën më të madhe Vuçiçit dhe palëve që duan të na rrezikojnë, ia jep Kurti dhe qeveria e tij, më veprimet dhe gabimet që ajo u krijon atyre argumente dhe hapësirë.

Vuçiçit i intereson të mbajë Kurtin në pushtet në Prishtinë, sepse atij i arsyetohen veprimet, qofshin ato më të rrezikshmet. Ju e patë që nuk morën ndëshkimin e merituar për sulmin në Banjskë. Pra sjellja jonë i krijon hapësirë manovruese Vuçiçit, deri në mundësinë për të na rrezikuar prapë”, deklaroi ai.

“Kurti ka agjendë, me kriju një hendek mes nesh dhe aleatëve të sigurisë. Nuk bëhet kjo pa agjendë. Ai shpik çështje të tilla që Kosova të largohet më shumë nga aleatët e sigurisë, që ta lërë pa përkrahje dhe t’ia bëjë më të lehtë Serbisë Kosovën. Këto janë strategji që mendoj se burimin e kanë në Moskë dhe i zbaton Kurti’, u shpreh ai./m.j

Next Post
Shqipëria, më shumë lindje në rajon: Përllogaritjet globale tregojnë ritëm më të ulët të tkurrjes së popullsisë se vendet e tjera

Shqipëria, më shumë lindje në rajon: Përllogaritjet globale tregojnë ritëm më të ulët të tkurrjes së popullsisë se vendet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In