• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti uron komunitetet jo shumicë: Arritjet e sivjetme janë motiv për vitin 2024

by A R
31/12/2023 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar komunitetet jo shumicë me rastin e festës së ndërrimit të mot-motit duke thënë se rezultatet dhe arritjet gjatë këtij viti do të jenë motiv për 2024.

Ai me këtë rast ka përmendur aktivitetet e Qeverisë gjatë vitit 2023 për të gjithë qytetarët, por edhe disa që kanë të bëjnë posaçërisht me komunitetet jo shumicë të Kosovës.

Kurti ka thënë se për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë ofruar bursa nga të cilat kanë përfituar 498 nxënës të shkollave të mesme, së bashku me 55 studentë në fakultetet publike, teksa Ministria e Kulturës ka dyfishuar mbështetjen financiare për komunitete.

“Kemi përkrahur 88 projekte, ku vlera totale arrin mbi 400 mijë euro. Nëpërmjet botimit të librave dhe revistave, si dhe mbështetjes së autorit, janë publikuar 10 libra në gjuhët e komuniteteve jo shumicë gjatë këtij viti. Përveçse edukim, jemi kujdesur që të ketë sa më shumë gjithëpërfshirje të të rinjve edhe në sport. Nxënës nga komunitetet e ndryshme jo shumicë janë bërë pjesë e programeve si “Arti në Shkolla”, “Drejt Malit” dhe “Kosova shtet i xhudos””, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe krijimin e platformës “Raporto diskriminimin”, me qëllim  të raportimit të rasteve të diskriminimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ndërkohë që kanë ofruar mbështetje për fëmijët e këtyre komuniteteve gjatë shkollimit të obligueshëm me 200.000 euro për qendrat arsimore.

I pari i ekzekutivit ka thënë se sivjet ka rifilluar procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, si dhe kanë përgatitur bazën ligjore për zgjerimin e punës së komisionit me qëllim përfshirjen e verifikimit edhe të diplomave të shkollave të mesme nga viti i ardhshëm.

“Punësimi është zotim dhe prioritet. Punësimi sjell mirëqenie dhe integrim. Për të rinjtë praktika i paraprinë punësimit. Përmes programit Kosova Generation Unlimited kemi ofruar praktikë me pagesë për të rinjtë.  9% e praktikantëve me pagesë përmes këtij programi vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës. Për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e kemi vazhduar punën me ekipin ndërinstitucional për respektimin e kuotave dhe punësimin e tyre në institucione publike”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe krijimin e bazës ligjore për Zyrën për Kontrollin dhe Harmonizimin e Gjuhëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në mënyrë që në vitin 2024 të ketë përkthim cilësor të ligjeve dhe akteve nënligjore në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës.

Kryeministri ka theksuar se vlera e përgjithshme e investimeve kapitale të parapara për komunat me shumicë serbe ishte mbi 12 milionë euro, ku për Ministrinë për Administrimin e Pushtet Lokal janë ndarë një milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet jo shumicë, dhe tre milionë për ndërtimin apo renovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna.

“Ky program pritet të vazhdojë edhe vitin tjetër. Së bashku me mjetet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, janë gjithsej 618 familje nga komunitetet jo shumicë që kanë pasur mjete të ndara për shtëpi të reja apo të rinovuara. Këtë vit, për herë të parë ndamë fond të veçantë për komunitete jo shumicë në vlerë tre milionë euro. Me to përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, financuam 259 grante për fermerë, ndërmarrje dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

“Ju uroj të gjithëve shëndet dhe lumturi mot për mot, e për shumë mot. Gëzuar vitin e ri nga unë dhe Qeveria jonë”, përfundon urimi i kryeministrit Kurti.

/a.r

Next Post
Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni

Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

February 10, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

Integrimi në BE, gazetari: Berisha ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

February 10, 2026
Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

February 10, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni demonstratën e PD…

February 10, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

February 10, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

February 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

180 vjet burg kundër historise

February 10, 2026
Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In