• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti tregon si u pajtua për Asociacionin dhe çfarë e shqetëson te Vuçiç

by A R
14/11/2023 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruaj si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin, megjithatë, tregoi kushtet që i vendosi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e të cilat e shqetësojnë.

Kurti në një bashkëbisedim me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, ka thënë se paradoksi është se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje në Ohër dhe Bruksel, por problemi është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë “po” për të mos nënshkruar.

“E tash i bije pishman edhe që ka thënë po, ka thënë po në koncept e jo në përmbajtje. E pastaj e kemi edhe aneksin zbatues që ka 12 pika, por së voni kemi pasur edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është sjellë nga pesëshja e të dërguarve speciale, për të cilin i kamë dhënë kritikat e mija. Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuarin urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për asociacionin që është më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vet ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte  marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draft në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiç, pasi pati takim me të njëjtit njerëz tha se nuk mund ta nënshkruaj  në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti. Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në. Serbia nënshkruan me BE-në, unë nuk kam konflikt me BE-në, a do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, sigurisht që duhet ta nënshkruaj, këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa, dhe unë me kryeministren Bërnabiç kam nënshkruar, pra nuk është që nuk ka precedent të nënshkruajmë dhe ta zbatojmë, por pastaj përkundër refuzimit tradicional për të nënshkruar ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes bazë. Çfarë dua të shoh është që miqtë e mi që e kanë ndërmjetësuar këtë dialog dhe janë referë kur ka shkelje të marrëveshjes , ku ka shkelje të secilin enën, ata duhet të fishkëllejnë , kur ka shkelje, kur ka faull duhet të fishkëllehet. Ka kaq shumë shkelje që nuk po merren parasysh dhe këtu kemi ngecur“, tha ai, duke shpresuar se do të gjendet ndonjë rrugë e duhur për nënshkrimin e marrëveshjeve.

Ai tha se tanimë duhet ekstradimi i grupit të Radojçiçit dhe arrestimi i pjesëtarëve të dy organizatave serbe që Kosova i ka shpallur si terroriste.

Kurti përmendi vendosjen e barrikadave, lëndimin e 90 ushtarëve të KFOR-it, rrëmbimin e tre policëve dhe vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjakut, tha se Kosovës nuk i duhet episodi i pestë, por ajo që duhet është mbështetja e BE-së dhe SHBA-së që duhet qartësisht, pafund sepse shenjat e gishtërinjve të Beogradit zyrtar janë mbi çdo gjë që ka ndodhur më 25 shtator.

/a.r
Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Nëntor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In