Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për të cilin tha së është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë.
“I jemi mirënjohës Shqipërisë, për kontributin para luftës, gjatë dhe pas luftës. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë rëndësinë e 12 qershorit 1999”, tha Kurti.
Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se festa është e të dyja shteteve, përderisa suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë.
Gjatë paradites Begaj u takua edhe me presidenten Osmani për të cilën rikonfirmoi mbështetjen për finalizimin e ëndrrës së Kosovës për integrim euroatlantik.
/a.r