• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti sikur të ishte Putini”, Haradinaj: Po e bën më mirë se Rusia destabilizimin e rajonit

by A R
26/02/2024 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar kaq shumë Rusinë sa e ka ndihmuar Kurti Putinin. Ka qenë ky reagimi i ashpër i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, në një intervistë për A2 CNN, duke analizuar situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Sipas tij Kurti është vënë në funksion të agjendës ruse për destabilizim, duke përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët dhe mbështetësit e Kosovës.

“Ne me shumë ngut e kemi ngritur çështjen e Kosovës në nivele të vendimmarrësve të parë të presidentit Macron e kancelarit Sholc, me mbështetjen amerikane në nivel sekretarësh shteti. Që nga marrëveshja e njohur e plani franko-gjerman qeveria jonë ka bërë kthim prapa, në vend që të shkojë në nivel e marrëdhënieve drejt anëtarësimit në NATO që ishte opsion, qeveria është kthyer prapa duke kërkuar çështje që e prishin besimin e krijuar dhe dëmtojnë marrëveshjen e arritur. Duke shkuar deri në hidhërim të vendeve aleatë të Kosovës. Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës kishte mund me e ndihmu veten më shumë sesa e ka ndihmuar Kurti Putinin. Nuk ka qenë e lehtë ngritja e çështjes tonë në nivel të presidentëve të Francës, Gjermanisë e SHBA me sekretarin Blinken. Pasi kemi arritur në këtë nivel, Kurti ka kërkuar çështje që përkeqësojnë çështjet me aleatët e sigurisë. Kurti, në vend që ta çojë Kosovën drejt NATO-s, është vënë në dispozicion të agjendës ruse për destabilizim.  U kthyem në këshill të sigurimit si agresorë, kemi qenë viktima. 9 anëtarë të KS janë njohës. Kosova u nda në kritikë të mbështetësve kryesorë të vet. Ka plot skeptikë ndaj Kosovës dhe interesi i Rusisë është që të rritet skepticizmi i vendeve europiane. Dhe kjo loja me refuzime është në funksion të agjendës ruse duke e larguar Kosovën nga themeluesit e liderët e NATO-s dhe duke i nxitur armqitë me e rreziku Kosovën”.

Ftohja me aleatët, Haradinaj: Do bëja çdo gjë që do më kërkonte Amerika pa e menduar dy herë

Për ish-kryeministrin Haradinaj çështja e dinarit serb ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesorë të saj duke rrezikuar anëtarësimin në NATO.

“Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë bota nuk është më e njëjtë. Kemi pas premtime të vendimmarrësve amerikanë përfshirë dhe senatorët që vijnë në rajon të niveleve të larta, që me zbatimin e planit franko gjerman Kosovës i hapet perspektiva për integrim në misionet euroatlantike. Kurti nga ajo kohë i ka prish besueshmërinë me garantuesit e sigurisë sonë duke nxit armiqtë me na rrezikuar. Sikur të shkonin drejt NATO-s dinari dhe çështje si dinari nuk do të ishte relevant për çështjet e funksionimit tonë të brendshëm, ndërsa sot Kurti me dinarin e Serbisë ka arritur me na prish me SHBA, me NATO-n e aleatët  kryesorë. Është vërtet tragjedia jonë”.

Ai thekson se po të ishte në vendin e Kurtit do të zbatonte detyrat e ngarkuara nga SHBA me qëllim përshpejtimin e anëtarësimit në NATO.

“S’ka më vijë të kuqe me hy ne në NATO. Nuk ke çfarë i bën më keq as Serbisë, as Rusisë as armiqve të Kosovës. Çdo ditë merru me dinarë, me tabela e postera po këto janë të riciklueshme flamuri ynë në NATO, ulësja jonë është e përjetshme. Nga ajo ditë ia ke vënë vijat e kuqe jo veç Serbisë e Rusisë, por gjithë armiqve. Po të isha në vend të Kurtit, do t’i kërkoja Amerikës listën e punës me hy në NATO dhe do i t’i kryeja në kohë rekord për të përshpejtuar hapin për të hyrë në NATO”.

“Kurti nuk e ka të gjatë”. Haradinaj: Një mandat i dytë në qeveri nuk i duhet vendit

Haradinaj përjashton një mandat të dytë të qeverisë Kurti dhe flet për nismën e opozitës së bashkuar, e cila sipas tij do të formojë qeverinë e ardhshme.

“Nuk kemi biseduar rreth listës së përbashkët se nuk kemi marrë një drejtim rreth një bashkimi të subjekteve politike dhe palëve të tjera rreth këtij boshti. Opozita po bashkohet, me siguruar ndryshimin në Kosovë që qeverinë e ardhshme ta krijojë Kosova. Ne po bëjmë punën e opozitës që opozita ta krijojë qeverinë e ardhshme. Nuk do t’i japim përkrahje një mandati të dytë të kryeministrit Kurti. Propozimi im që të kemi një listë të përbashkët para zgjedhjeve nuk do të thotë që është dorëzimi ynë, por edhe pas zgjedhjeve ekziston mundësia që opozita të krijojë shumicë. Nuk do të ketë mandat të dytë të qeverisë Kurti, ndërsa opozita e ka edhe në bazë të matjeve të opinionit publik. Qeverinë e ardhshme e krijon opozita”.

“Kemi frikë nga armiqtë”. Haradinaj: Tani që e prishëm me aleatët nuk ndihemi të sigurt në shtëpinë tonë

Largimi prej aleatëve të sigurisë e vë në pikëpyetje funksionimin e Kosovës në veri, u shpreh Haradinaj,  sipas të cilit, siguria tani është e cenuar.

“Largimi prej aleatëve të sigurisë e vë në pikëpyetje funksionimin tonë në veri. Është rrezik marrëdhënia e tillë. Kur armiqtë tanë e dinë që ne nuk po merremi vesh me SHBA është tragjike. Nuk është situatë e mirië dhe unë jam i shqetësuar për këtë situatë”.

/a.r

Next Post
Gjenevë, Hasani: Shqipëria në KDNJ, për një botë ku çdo njeri të jetojë me dinjitet dhe respekt

Gjenevë, Hasani: Shqipëria në KDNJ, për një botë ku çdo njeri të jetojë me dinjitet dhe respekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In