• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti si Zelenski përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta, s’përjashtohet ikja nga KFOR

by S T
07/03/2025 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Albin Kurti mund të përballet me presione të njëjta si ato ndaj presidentit ukrainas nga Donald Trump, por është në pozita edhe më të pafavorshme se Zelensky. Ai nuk ka mbështetjen e plotë të BE-së apo Britanisë së Madhe, dhe është përballur vazhdimisht me kritika.

Kështu mendon profesori dhe eksperti i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph.

Në një intervistë për A2Cnn, Joseph nuk përjashtoi mundësinë e tërheqjes së trupave të ShBA-së nga KFOR-i, por thotë se Trumpi duhet të përballet me problemet që do të vijnë nga një vendim i tillë.

Pjesë nga intervista:

A2CNN: Kryeministri Kurti, i cili ka fituar serish zgjedhjet, nuk ka pasur raporte aq te mira me Trumpin. Zyrtarë te administratës së tij, të tillë si Richard Grenell e kanë kritikuar ashpër. Duke konsideruar qe Kosova mbetet në një konflikt të pazgjidhur me Serbinë. A duhet të presim presione ndaj Kurtit, ashtu si në rastin e Zelenskyt, për të shtyrë drejt një ujdie?

Edward Joseph: Po! 100 për qind po, është përgjigjja e pyetjes. Tani, a do të jetë presioni për të arritur marrëveshjen, apo diçka tjetër, nuk mund ta them. Kërkesat e sakta nuk mund t’i dimë. Por nëse kryeministri Kurti rikthehet si kryeministër, atëherë ai, dhe të gjithë në Kosovë duhet të presin presion shumë të lartë nga administrata Trump. Kryeministri Kurti mund të përballet me të njëjtin trajtim si ai që Trump i rezervoi Zelenskyt. Dhe kryeministri Kurti nuk është në pozita të njëjta me Zelenskyn.

Presidenti ukrainas ka mbështetje të madhe evropiane, ka mbështetje të madhe nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri Kurti nuk e ka këtë mbështetje. Për kryeministrin Kurti ka kundërshti dhe kritika nga Bashkimi Evropian dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Duhet gjithashtu të kuptojmë se kryeministri Kurti kishte kritika edhe nga administrata e mëparshme në SHBA, ajo e Bidenit. Prandaj kjo nuk është diçka që ka të bëjë vetëm më Donald Trumpin. Kjo ka të bëjë me frustrimin në të gjitha këto vende perëndimore me lidershipin e kryeministrit Kurti, përveç problemeve që kanë me Serbinë.

Unë e pranoj këtë. Serbia është provokuese dhe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq, ka ndërmarrë hapa të qartë për të provokuar dhe për të destabilizuar situatën, dhe e pranoj këtë. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti, në mënyrë të panevojshme ka provokuar situatën në veriun e Kosovës dhe nuk ka përmbushur përgjegjësinë e tij si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk e ka përmbushur këtë në drejtim të serbëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe të cilët kryeministri Kurti duhet të përpiqet t’i tërheqë larg Beogradit, në vend që të ushtrojë trysni duke i bërë që të shohin nga Beogradi dhe jo nga Prishtina.

A2CNN: Mendoni se Trumpi mund të shtyjë një marrëveshje që mund të përfshijë shkëmbime territoresh?

Edward Joseph: Kjo është një pyetje e drejtë. Është një pyetje e arsyeshme. Dhe sigurisht një pyetje që duhet bërë. Por ne nuk e dimë përgjigjen e kësaj pyetje. Përgjigjja e kësaj pyetje do të ishte se çfarë rreziqesh administrata Trump do të ishte e gatshme të merrte përsipër nëse do të propozonte shkëmbim territoresh. Pasi administrata do të pranonte rreziqe shumë të larta në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse Milorad Dodik do të përfitonte me siguri nga kjo. Ai aktualisht është në pozita jo të mira me dënimin e fundit dhe krizën në Bosnje, dhe kemi parë presidentin Vuçiq teksa udhëtoi në Banjallukë për të treguar mbështetje për të. Prandaj, nëse ka shkëmbim territoresh atje, çfarë do ta pengonte Milorad Dodikun të avanconte me qëllimet e tij? Ky problem do të shkonte më pas në dyert e Administratës Trump, dhe pyetja për të dhe këshilltarët e tij do të ishte: ai i doni këto probleme?

A2CNN: A shihni ndonjë rrezik, që SHBA mund të tërheqë trupat e veta nga KFOR, dhe çfarë do të nënkuptonte kjo për sigurinë?

Edward Joseph: Përgjigjja ime do të jetë shumë e ngjashme. Me Donald Trumpin nuk përjashton dot asgjë. Ai ka thënë në fjalimin e tij se Grenlanda do të bëhet një ditë pjesë e Shteteve të Bashkuara. E tha këtë në fjalimin e tij këtë javë në Kongres. Pra nëse ai e thotë një gjë të tillë për Grenlandën, a mund të zhvendosë trupat nga Kosova? Epo, ai është Donald Trump. Ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Por pyetja mbetet, nëse ai dëshiron pasojat e një veprimi të tillë. Kjo është pyetja. Për ShBA-në, mbajtja e trupave në Kosova nuk ka kosto të mëdha. Pra kjo është pyetja për Donald Trumpin. A i do problemet që vijnë me këto vendime?

Next Post
U mbajt sot mocioni i besimit/ Fundi i qeverisë Mitsotakis? Sondazhet: 57.5% e qytetarëve grekë duan zgjedhje të parakohshme

U mbajt sot mocioni i besimit/ Fundi i qeverisë Mitsotakis? Sondazhet: 57.5% e qytetarëve grekë duan zgjedhje të parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In