• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti: Serbia të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht, ndryshe do të përsërisë krimin

by Java News
28/09/2023 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon pa ndëshkuar do përsërisë krimin”. Këtë apel lëshoi nga foltorja e Kuvendit kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa foli për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij “armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që kishin profesionistët serbë që sulmuan të dielën janë të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”.

“Armatimi i konfiskuar është i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte për një ushtri të tërë dhe fajësimi i Serbisë është i paevitueshëm edhe për ata që nuk duan të shohin dhe të dëgjojnë”.

Ai kërkoi nga vendet mike dhe partnere që të shpallin organizata terroriste, organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verore”.
“Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verore” duhet të shpallen organizata terroriste edhe nga shtete tona mike partnere aleate ashtu siç bëri qeveria e Kosovës më 29 qershor sivjet”.

Duke e cilësuar sulmin e së dielës terrorist dhe kriminal Kurti kërkoi që të dorëzohen në organet e Kosovës sulmuesit që u larguan.

“Të dielën në Banjskë kishte sulm terrorist e kriminal që cenoi integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare. Sulmuesit që arritën të ikin duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës.

Ai solli në vëmendje sulmin ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku në Banjskë, dhe theksoi se ishte një ditë e rëndë për kombin, por grupet kriminale e terroriste sipas tij nuk kanë shanse me Policinë e Kosovës.

“Të dielën e 24 shtatorit përjetuam një sulm agresor të bandave terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj policisë, por ndaj shtetit, Republikës, rendit e sigurisë sonë. Sulmi i orkestruar i bandave terroriste vrau rreshterin tonë dhe plagosi një tjetër. Ishte një ditë e rëndë për kombin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar sikurse familjes e shoqërisë sonë . Vrasja e tij u kthye në angazhim më të shtuar në luftimin e bandave terroriste dhe fitore të betejës nga policia e Kosovës. Terroristët ose janë vrarë, arrestuar, ose janë në ndjekje. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. I vetmi polic që u vra në këtë ballafaqim ishte ai që u vra në pritë. Me të zbardhur drita u pa se grupet kriminale e terroriste nuk kanë shanse me Policinë e Kosovës.”/f.s
Next Post
Tensioni në veri të Kosovës/ Rama: Kërkesa e Osmanit për draft-asociacionin, hap pozitiv

Tensioni në veri të Kosovës/ Rama: Kërkesa e Osmanit për draft-asociacionin, hap pozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In