• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti s’do të jetë partner komod për europianët”/ Mediat gjermane: Ndoshta ka shanse më të mira të negociojë me sukses me…

by Java News
24/03/2021 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rizgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër, shtypi gjermanofon e sheh si “shpresë” për gjeneratën e re, por ai thekson edhe sfidën tjetër, pritshmëritë e mëdha ndaj Abin Kurtit që premtim kryesor ka punën e drejtësinë.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në analizë të saj të mërkurën (24.03) me titullin “Shpresëdhënësi i Kosovës merr detyrën” shkruan, se gati në të njëjtën ditë pas rrëzimit të qeverisë së parë të Albin Kurtit, ai rizgjidhet kryeministër i Kosovës me një shumicë të ndjeshme votash dhe analizon sfidat e qeverisë së ardhshme.

“Në një kohë që Kurtit që shihet i pakorruptueshëm i besohet progresi në luftën kundër korrupsionit, arritja e objektivave sociale për shkak të mjeteve të kufizuara do të jetë më e vështirë. Një ndër sfidat më të mëdha të kryetarit të ri të qeverisë është sjellja në realitet e pritshmërive të mëdha të përkrahësve të tij. Pandemia e vështirëson këtë detyrë më shumë. Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë vaksine.”

Neue Zürcher Zeitung nuk i kushton vetëm vëmendje motos së Albin Kurtit, me të cilën ai zhvilloi edhe fushatën zgjedhore: “Punë dhe drejtësi”, por edhe konfliktit me Serbinë. Kurti e ka deklaruar, se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve, në qoftë se Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe krimet e kryera.

Por “Serbia nën presidentin Vuçiq është larg të dyja këtyre hapave. Vuçiq së fundmi publikoi në Instagram një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. BE dhe SHBA, të cilat pas ndryshimit të pushtetit në Uashington sërish zhvillojnë një politikë të përbashkët për Kosovën, kërkojnë rifillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan NZZ.

Edhe gazeta “Süddeutsche Zeitung” e komenton rizgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër i qeverisë së Kosovës.

“Në Kosovë aktualisht po kryhet një transformim i dyfishtë. Nga njëra anë merr fund përfundimisht dominanca politike e veteranëve të UÇK-së, luftëtarëve të dikurshëm të luftës për çlirimin nga Serbia në vitet 90-të. […]Mandati i parë i Kurtit zgjati vetëm 51 ditë, pastaj ai u rrëzua me ndikimin masiv të qeverisë së udhëhequr atëherë nga Donald Trump. Edhe në këtë kuptim rizgjedhja e Kurtit shënon kthesë: Ajo simbolizon fundin e një faze jologjike destruktive të politikës amerikane në Ballkan. Nën presidentin Joe Bideni, një njohës i rajonit dhe grackave të tij nuk priten ato ndërhyrje si nën Trumpin.[…]Për europianët Kurti nuk do të jetë një partner komod. Por ai është dikush që gëzon mbështetje të madhe në popullsinë e re të Kosovës.”

Radioja e njohur gjermane “Deutschlandfunk Kultur” zgjedhjen e Albin Kurtit e shikon si ndryshim gjeneratash në Kosovë.

Albin Kurti shihet si shpresa e një gjenerate të re dhe premton punë dhe drejtësi. “Tani varet nga ai, të çojë deri në fund ndryshimin e gjeneratave, që ai e kërkon prej 20 vjetësh. Ndoshta Kurti me kursin e tij të qartë ka shanse më të mira të negociojë me sukses me qeverinë e Serbisë, se elitat e vjetra. Por ai duhet edhe të provojë, se në post është i pakorruptueshëm dhe parimor, dhe që e çon me vetëmohim Kosovën drejt të ardhmes. Sfida është e jashtëzakonshme.”

la/nzz/sdd/dlf- DW

Next Post
Denaj në KI : Mbështetje për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve inovatore drejt një të ardhmeje digjitale

Denaj në KI : Mbështetje për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve inovatore drejt një të ardhmeje digjitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In