• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Denaj në KI : Mbështetje për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve inovatore drejt një të ardhmeje digjitale

by Java News
24/03/2021 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, drejtoi mbledhjen e rradhës së Këshillit të Investimeve, fokusi i së cilës ishte “Inovacioni në sipërmarrje, si një sfidë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe nxitës i rritjes ekonomike” .

Kushtet e vështira të ekonomisë globale të ndikuara nga pandemia covid 19, nuk lanë jashtë edhe ekonominë shqiptare dhe biznesin, i cili u gjend në një sfidë ndaj kohës, shpejtësisë dhe reagimit në “përqafimin” dhe integrimin e inovacionit ne sipërmarje.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Denaj, nënvizoi , se viti 2020 na ka dëshmuar më shumë se kurrë rëndësinë e një dialogu të ndërtuar mbi baza të shëndosha mes institucioneve dhe sektorit privat.

“Së fundmi, së bashku me Kryeministrin Rama, kemi prezantuar disa nga shtyllat kryesore të programit ekonomik, ku spikat padyshim vëmendja e shtuar në fushën e inovacionit, tha Denaj, duke shtuar, se mirëpres këtë angazhim të Këshillit të Investimeve në drejtim te pershpejtimin te axhendes ne fushën e Inovacionit dhe Start-up”.

Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë që gjatë viteve të fundit ka qënë në disa dimensione, duke siguruar mbështetjen përmes politikave fiskale për sektorin me një Tatim mbi Fitimin të reduktuar në 5% dhe angazhimin edhe në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike 2021 -2023 me hapa dhe buxhetim për sektorin.

Gjatë vitit 2021, ministrja renditi planet konkrete në këtë drejtim si, zbatimi i strategjisë së broadband, prezantimi i integrimit të incentivave për inovacionin në fondet e AZHBR, përgatitjen e strategjisë së re të zhvillimit të investimeve dhe bizneseve; si dhe hapin e fundit për miratimin e Ligjit për Start Up-et inovative.

Ministrja vuri në dukje disa nga masat tashmë të prezantuara nga Qeveria për të ardhmen e afërt në mbështetje të sipërmarrjes inovative dhe inovacionit në sipërmarrje të cilat janë :

-Krijimi i programeve “Inovacion dhe ekselencë në manifakturë” dhe “Inovacion dhe ekselencë në IT” për trajnime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim nëpërmjet mbulimit të kostove të trajnimit 100%. – Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si 2-fish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi. – Mbështetje për transformimin e proceseve të prodhimit nëpërmjet investimeve në teknologji të rë, me një mundësi për amortizim të përshpejtuar me dy herë. Kjo do të lehtësojë barrën tatimore dhe kompanitë do të rrisin likuiditetet. – Krijimi i instrumentit të garancisë për kreditim në IT prej 50 milionë Euro – Krijimi i instrumentit të garancisë prej 50 milionë eurosh për manifakturën për të përballuar kostot e ndërrimit dhe kalimit në linja prodhimi të reja. – Do të vijojmë të nxisim sipërmarrjet e te rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet. Këshilli i Investimeve zhvilloi një studim të përditësuar në periudhën Shkurt – Mars 2021, ku përvec konsultimeve me përfaqesues të rëndësishëm të ekosistemit të inovacionit, përfshiu edhe një anketë me 75 biznese me fokus sfidat e ekosistemit, të Inovacionit në sipermarrje dhe aksesin në financim. Rekomandime e Këshillit do të konsiderohen në procesin e përgatitjes së strategjisë së biznesit për vitet e ardhshme. Sipas këtij studimi, kompanitë (72%) deklarojnë se i kushtojnë vëmendje të lartë zhvillimit dhe futjes së Inovacionit në kompanitë e tyre dhe se (86%) janë për bashkëpunim me sektorin akademik duke e konsideruar mesatarisht ose shumë i nevojshëm. Shqipëria renditet e 83-ta në Indeksin Global të Inovacionit, krahasuar me 131 ekonomi botërore, ndërkohë që sipas raportit të StartupBlink 2020, Shqipëria lëvizi 13 vende më lart në renditje, ndërsa vetëm Tirana me një rritje prej 53 vende krahasuar me 2019. Në mbledhjen e KI morën pjesë përfaqësues të institucione të ndryshme, donatorëve, universiteteve, ekspertë të pavarur dhe biznese të sektorëve të ndryshëm.

Next Post

Kërkesa e Gjekmarkaj: Mos të ndërtohet shkolla pa parkim nëntokësor. Kandidati socialist: Politika e ka deformuar pedagodun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vulos ekipin e ri politik! PD nxjerr listën e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar (EMRAT)

Berisha vulos ekipin e ri politik! PD nxjerr listën e anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar (EMRAT)

May 31, 2026
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Athina: Mbeti i plagosur një shtetas grek, kërkojmë zbardhjen e plotë të incidentit

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Athina: Mbeti i plagosur një shtetas grek, kërkojmë zbardhjen e plotë të incidentit

May 31, 2026
“Mirëmbajtja e sistemeve, jo më peng i privatit”, Rama prezanton Albanian Digital Solution

Ndarja nga jeta e legjendës së volejbollit Kreshnik Tartari, Rama: Lamtumirë miku im i dashur

May 31, 2026
Viktima dhe temperatura rekord, çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Viktima dhe temperatura rekord, çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

May 31, 2026
Dodik sërish në shënjestër të Uashingtonit, SHBA po shqyrton rikthimin e tij në listën e zezë

Dodik sërish në shënjestër të Uashingtonit, SHBA po shqyrton rikthimin e tij në listën e zezë

May 31, 2026
Pse Shqipëria ndodhet në qendër të strategjisë së NATO-s në Ballkan?

Pse Shqipëria ndodhet në qendër të strategjisë së NATO-s në Ballkan?

May 31, 2026
“Fazë dramatike” e luftës, Izraeli pushton fortesën strategjike Beaufort dhe zgjeron ofensivën tokësore në Liban

“Fazë dramatike” e luftës, Izraeli pushton fortesën strategjike Beaufort dhe zgjeron ofensivën tokësore në Liban

May 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

May 31, 2026
Franca kundër Izraelit, kërkon seancë urgjente në OKB për operacionet në Liban

Franca kundër Izraelit, kërkon seancë urgjente në OKB për operacionet në Liban

May 31, 2026
Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In