• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti: Reforma në drejtësi do dështojë, krerët politikë kanë marrë garanci

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti mendon se Reforma në Drejtësi nuk do të sjellë drejtësi në Shqipëri.

Sipas tij, është absurd që politikanët e korruptuar të votojnë vetë për t’i hapur derën burgut.

Ai thotë se ata kanë bërë marrëveshje me ndërkombëtarët që të mos ndëshkohen, në këmbim të votës.

Kurti sjell rastin e Kosovës, ku sipas tij, ndërkombëtarët dështuan të ndëshkojnë politikanët.

“Debati në Shqipëri nuk është për sovranitetin territorial, por për një sovranitet politik mbi një pushtet, siç është gjyqësori. Nuk mund të shprehem gjatë në këtë intervistë mbi atë çka po ndodh në Shqipëri, me amendimin e Kushtetutës dhe me “Reformën në Drejtësi”, por mund të them vetëm se, pavarësisht integrimeve në struktura të sigurisë apo në tregje, përgjithësisht pushteti i gjyqësorit e ka ruajtur sovranitetin e vet në të shumicën e vendeve që njohim, dhe kjo e ka një arsye.

Drejtësia dhe vetë ligjet janë të suksesshme vetëm atëherë kur janë të kultivuara prej vetë komunitetit (homegroën). Kolonializmi, por edhe eksperimentet e kohëve të fundit me “eksportin” e vlerave institucionale, siç janë ndarja e pushteteve apo funksionalizimi i gjyqësorit, përgjithësisht kanë dështuar.

Kam frikë se, në fund fare, edhe kjo përpjekje për të sjellë drejtësi për popullin e Shqipërisë do të dështojë, dhe gjërat do të mbeten njësoj me përjashtim të faktit që sovraniteti do të mbetet përgjithnjë i cënuar.

Unë pandeh se drejtësinë nuk mund ta sjelli një klasë thellësisht e korruptuar dhe e kriminalizuar. Nuk është e mundur që vetë ata që dyshohen për korrupsion e krim të stërmadh, të votojnë unanimisht biletën e tyre për në burg.

Këtë unë e di me eksperiencë, pasi në Kosovë shumë shpesh është shpresuar se organe ndërkombëtare si UNMIK, EULEX apo Gjykata Speciale do të ndëshkonin kriminelët që janë në pushtet lokalisht. Mirëpo këta kriminelë, të cilët i kanë votuar vetë mandatet e këtyre ndërkombëtarëve, para se të votonin kanë marrë garanci. Dhe faktet tregojnë se të gjitha këto misione ndërkombëtare kanë dështuar të sjellin drejtësi në Kosovë. Nuk shoh ndonjë arsye se pse do të duhej të kishin sukses në Shqipëri.

Që të vinte drejtësia në Shqipëri, do të duhej së pari një ndryshim në elitën politike, dhe orientime të reja politike e ideore, që janë më kombëtare, më përfaqësuese, më sociale, më pranë vetë qytetarëve, më radikale.

Beteja politike do ta përcaktonte edhe kthimin e timonit të shoqërisë e të shtetit drejt funksionalizimit të drejtësisë. Por edhe kjo do të merrte shumë kohë. Sepse duhet kuptuar, zhvillimi ekonomik dhe shteti i së drejtës nuk mund të vijnë lehtë, për pak vite. Duhet shumë punë e shumë beteja, dhe ndoshta për 15-20 vite mund të ndërtohet një ekonomi funksionale e një drejtësi e kënaqshme. Ata që propozojnë zgjidhje të shpejta, gënjejnë. Ajo çka përpiqemi të bëjmë ne si VETËVENDOSJE!, nuk është të japim zgjidhje të shpejta, pasi ne nuk kemi formula magjike, siç është për shembull kjo formula për Reformë në Drejtësi. Ne kërkojmë që të nisim një betejë me krimin e me padrejtësinë, duke e ditur që kjo betejë do të marrë shumë kohë. Ne kërkojmë që sot të kthejmë timonin dhe të ndërrojmë rrugë, pasi po ecim në rrugën e gabuar dhe duhet të nisemi në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe shtetndërtimit. Ama, edhe kur të hyjmë në rrugën e drejtë, rruga nuk do të jetë e shkurtër.

Në veçanti më erdhi keq që asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk ua tha diplomatëve amerikanë e evropianë pse nuk po bëjnë Reformë të këtillë të Drejtësisë edhe, ta zëmë, në Serbi, kur dihet se atje Kuvendi e Qeveria janë të mbushur përplot, jo vetëm me kriminelë të paqes, por edhe me kriminelë të luftës. Në këtë Ballkanin Perëndimor, të cilin ndërkombëtarët po e mbiquajnë me akronimin ËB6, nuk po na trajtojnë aspak njëjtë. Në Serbi po rritet homogjenizimi serbomadh, ndërsa në Shqipëri po zvogëlohet pavarësia shtetërore”, thotë Kurti në një intervistë për Shekullin.

 

Next Post

Kosovë, drejtori i policisë: Kemi parandaluar akte terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In