• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti për ‘The Guardian’: Vuçiç më ofendon e shan gjatë takimeve, ndërmjetësit s’e kanë ndaluar as dënuar

by Java News
24/09/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë bërë kaq njëanshme saqë kanë mbërritur në qorrsokak, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për The Guardian.

Kurti i ka thënë gazetës britanike se jo stabiliteti i vazhdueshëm në rajon “e ka bërë këtë pjesë terren për lojërat gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës”.

“S’ka lëvizje përpara me këtë metodë”, tha Kurti. “Takimi i 14 shtatorit tregoi limitet e këtyre metodave të vjetra”.
Kurti ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se ai ofendon shumë shpesh gjatë takimeve, dhe tha se tashmë janë bërë të rregullta këto ofendime, por ai nuk ndalohet nga ndërmjetësuesit.

“Ai ofendon dhe shanë në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, deklaroi Kurti.

“U kam thënë ndërmjetësve ta ndalojnë ose ta dënojnë, por kurrë nuk ka ndodhur”.

“Vuçiç ngjan si ai fëmija bulli i shkollës por që i jepen nderime nga shkolla, përveç se në këtë rast ky bulli ka kryer gjenocid dhe është aleat i Putin-it”, deklaroi Kurti.

Në një samit tjetër, atë me 1 qershor në Moldavi, ku ishin edhe Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, Vuçiç kishte përdorur shprehje ofenduese kundrejt presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sipas zyrës së presidentes.

“Vuçiç i është drejtuar presidentes me gjuhë ofenduese dhe dehumanizuese, duke u thënë ‘minj’”, ka deklaruar Blerim Vela, shefi i stafit të Osmanit.

“Kjo reflekton personalitetin e tij dhe paaftësinë e tij për të pranuar mendime ndryshe”, ka thënë ai./f.s

Next Post
Balla i telefonon homologut Sveçla: Ngushëllime për efektivin e vrarë

Balla i telefonon homologut Sveçla: Ngushëllime për efektivin e vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com