• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti për 112-vjetorin e Pavarësisë: Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!

by A R
28/11/2024 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin festimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në adresimin e tij, kryeministri tha se “nuk janë të rralla rastet që mblidhemi në këtë datë, këtu në ngjarjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, për të përkujtuar ngjarjen tonë më të madhe, atë të themelimit të subjektivitetit të kombit shqiptar. E megjithatë, ky tubim ka gjithnjë të njëjtin emocion.”

Ai përmendi dy momente të veçanta për reflektim e përshtypje. Së pari, tha se sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë me njëri tjetrin, gjersa para jo më larg se tri dekadash, ky tubim, nuk mund të imagjinohej, dhe kjo për tri herë më shumë dekada gjithsej.

“Ishte koha e sakrificave dhe dhimbjeve të mëdha për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Nënshkruar nga patriotët në 28 Nëntorin e motit 1912, që doli se nuk ishte thjesht akt, por program që do të shtrihej në një shekull e më shumë. U nënshkrua pra një program që, për me u përfytyru dhe për me u realizu, kërkonte ndihmën e një projekti tjetër, atë të Sami Frashërit në Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet. Që e paraprinte dhe vijon ta pasojë me dimensionin aktual të tij”, tha Kurti.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri i ftoi të gjithë që ta festojmë e ta përkujtojmë këtë datë me idenë se Ismail bej Vlora dhe patriotët na shohin neve nga e ardhmja dhe presin që ne ta realizojmë sa më drejt e sa më mirë e sa më mbarë atë udhë që na e kanë përcaktuar me ngritjen e flamurit në Vlorë.

“Rilindasit tanë, janë në të kaluarën tonë dhe na shikojnë nga e ardhmja jonë. Në të kaluarën e tyre e kishim Skënderbeun, e në të ardhmen Adem Jasharin. Dhe pikërisht, qenia e jonë e përbashkët, në të tashmen, i bën ata të jenë e kaluara e jonë e përbashkët, dhe njëkohësisht e ardhmja që na pret të bashkuar”, përfundoi ai.

Urimin për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Kurti e shoqëroi edhe me urimin për përvjetorin e 15-të të Shqipërisë në NATO, dhe hapjen e negociatave në rrugën e pandalshme drejt Bashkimit Evropian.

/a.r

Next Post
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Pensionet, thembra e Akilit e qeverisjes Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In