• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti: Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Vetëvendosjen

by Java News
03/04/2021 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pasi ka dështuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës. Kurti ka thënë se është në dorën e opozitës nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente ose ta çojnë vendin në zgjedhje.

Kurti ka thënë se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme do të ndryshohet nëse jo me procedurë të përshpejtuar, atëherë me procedurë të rregullt.

“Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Ai më tej ka thënë se “ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues”.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE”, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Një projektligj i vonuar e jo i nxituar

Projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mërgata jonë, ndonëse plot vullnet e gatishmëri ta ndihmojë vendin tonë, ka hasur në pengesa të ndryshme në pjesëmarrjen e saj në jetën politike në Kosovë. Ky Projektligj e mundëson votimin e bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, pra pjesëmarrjen më të lehtë në proces duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme.

Me anë të këtij Projektligji, synohet lehtësimi i realizimit të së drejtës elementare kushtetuese për votim dhe shprehje të vullnetit të qytetarëve të Republikës me të drejtë vote. Kjo e drejtë deri tani është penguar me qëllim dhe asnjë nga pushtetet e kaluara nuk e ka konsideruar të rëndësishme.

Ky Projektligj nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe bazohet në rekomandimet e mëhershme të Avokatit të Popullit. Kosova i ka 55 misione diplomatike (28 ambasada dhe 27 zyra konsullore) të cilat kanë edhe fah postar që duhet të jetë në funksion të pranimit të votave.

Projektligji nuk është ndonjë Ligj i ri. Ky është një Ligj të cilin ne si deputetë e patëm iniciuar që në legjislaturën e gjashtë, patëm vazhduar ta përkrahim miratimin e tij edhe në legjislaturën e shtatë, dhe tani kur janë krijuar rrethanat e përshtatshme për miratimin e tij, e aprovuam dje me opinion pozitiv në Qeveri dhe e përcollëm për miratim në Kuvend në legjislaturën e tetë.

Në vazhdimësi, e së fundmi më 18 shkurt 2021, kemi paralajmëruar se ky do të jetë një nga ligjet e para që do t’i votojmë në Kuvend. Votimi në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës është një e drejtë e vonuar. E në zgjedhjet e kaluara ka qenë e drejtë e mohuar.

Nëse nga rreth 170 mijë aplikacione për t’u regjistruar për votim nga jashtë, me procedura aspak të lehta burokratike dhe qindra euro e dollarë pagesa për shërbim postar, pranohen vetëm 56,375 vota të vlefshme, atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndryshimi duhet të jetë i tillë.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk është i befasishëm dhe as pa plan. Ky projektligj ka qenë prioritar dhe ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Republikës brenda dhe jashtë Kosovës. Andaj miratimi i këtij Projektligji është i duhur e i drejtë, i mirë e i dobishëm.

Nëse jo me procedurë të përshpejtuar, ndonëse kemi humbur shumë kohë, atëherë me procedurë të rregullt. Gjithçka në mënyrë ligjore, për ta përmirësuar një ligj kaq të rëndësishëm.

Partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit.

Se ka aso që nuk u pëlqen ky projektligj ka qenë e pritur, por ky panik histerik për votimin e mërgatës është befasues.

Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi

g.kosovari

Next Post
Ilir Meta ka ndotur keq funksionin e Presidencës

Krijimi i “Vetëvendosjes” në Tiranë është një lëvizje budallaqe dhe mistrece, Albin! Duhet ta shkrini sa më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In