• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti nga Prekazi: Drejtësia për familjen Jashari ende nuk ka nisur

by Java News
06/03/2021 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, njëkohësisht dhe kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti këtë të shtunë bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

Kurti në fjalën e tij është shorehur se kanë kaluar 23 vite nga vrasja e anëtarëve të familjes Jashari dhe akoma nuk ka asnjë të dënuar në lidhje me këtë. Ai është shprehur se secili anëtarë  i familjes Jashari sakrifikoi për ketë vend, por drejtësia ndaj sulmit të Serbisë nuk ka nisur akoma.

“Tre breza, gjithsej 59 veta para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. Baca Shaban dhe nëna Zahide, daja Osman, deri te Kushtrimi 13 vjeç e Igballja e Blerina e vogël, u sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin dhe kombin tonë. Gjysma ishin burra e gjysma gra e fëmijë. Hamza luftoi bashkë më gruan e tij, e Ademi bashkë me gruan. Ndërsa bashkëshortja e bacës Rifat u vra me vajzat e saj dhe djalin.

Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari, askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as s’ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu  tha se me nderim të përjetshëm përulen para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari.

“Ata e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë, sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”, e ka mbylluar ai fjalën e tij.

g.kosovari

Next Post
Rama pritet nga kryebashkiaku i Barit: S’ka më as kufij fizik dhe as mendorë mes nesh

Rama pritet nga kryebashkiaku i Barit: S'ka më as kufij fizik dhe as mendorë mes nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

Murrizi ironizon protestën e PD: Të enjten votojnë për Ramën, të shtunën të ftojnë për rrëzimin e tij

January 26, 2026
Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’, Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

January 26, 2026
VIDEO/Dhuna e opozitës dhe mosbindja civile, Koçi: PD ka në thelb fytyrën anarkiste të Sali Berishës

“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

January 26, 2026
Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

January 26, 2026

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In