• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë themelimin e institucioneve

by E S
06/04/2025 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.

Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.

“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa përmendur se për cilët deputetë bëhet fjalë dhe nga cilat komunitete janë.

Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.

Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Më 2 prill, Kurti u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe me udhëheqësin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Që të dy shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit.

Një ditë më vonë, Kurti vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive të tjera joserbe. Ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.

Po atë ditë, Kurti zhvilloi takim edhe me deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, si dhe deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit boshnjak, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat.

Hoxha ka qenë në të kaluarën pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimeve, Balje, Berisha dhe Kinolli thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre Kurtit për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në. Damka shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërkaq Hoxha nuk dihet se çfarë qëndrimi ka sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me partinë e Kurtit.

LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.

Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse në Kuvend, dhjetë janë të rezervuara për partitë joserbe dhe dhjetë për komunitetin serb.

Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.

Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.

Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë./ REL

Next Post
Tragjedia e Koçanit merr edhe një viktimë/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekë

Tragjedia e Koçanit merr edhe një viktimë/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com