• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti: Lirmi i Radoiçiç si marrëveshja e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë

by Java News
09/10/2023 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth tensioneve Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu edhe për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se përpjekja e tij ishte për të krijuar botën ruse në Ballkan.

Ndërsa përsa i përket rastit të Milan Radoiçiç, Kurti e ka quajtur si marrëveshja e Pablo Escobar me presidentin e Kolumbisë, Cesar Gaviria.

“Nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin. Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.

Në vitet 1990, Vuçiç mbrojti idenë e një “Serbie të madhe”, të cilën ai tani, duke ndjekur shembullin e “botës ruse”, e quan “bota serbe”. Sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe”, tha Kurti në një intervistë për Probjeda të Malit të Zi.

Kurti komentoi edhe marrëveshjen midis Radoiçiç dhe Vuçiç, ku i krahasoi lidhjet e tyre si marrëveshja e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë, Cesar Gaviria.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët.

Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti. /f.s

Next Post
Samiti i 16 tetorit dhe vizita e Macron ulin në tryezë Ramën dhe Begajn: E para në histori…

Samiti i 16 tetorit dhe vizita e Macron ulin në tryezë Ramën dhe Begajn: E para në histori...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com