• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kurti, kryeministri më hajvan në histori”, gazetarja sulmohet pas komenteve të të shoqit: Metoda ekstremiste fetare…

by A R
18/02/2025 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas videos virale, në të cilën komentatori Andi Lokaj e quante Albin Kurtin hajvan, duke iu referuar etiketimit që kryeministri i Kosovës kishte përdorur ndaj kundërshtarëve të tij, militantët e Vetëvendosjes janë hedhur në sulm.

Ata kanë nisur një fushatë linçuese ndaj gazetares Arbana Xharra, meqë është gruaja e Lokajt.

“Për të arsyetuar çdo banalitet që e prodhon “Profeti” i tyre, përkrahësit e diktatorëve dhe autokratëve as nuk zgjedhin mjete as nuk kursejnë njerëz.

Meqë më keni përfshirë në shumë postime lidhur me deklaratën mbrëmshme të Andinit, me shpifje dhe propagandë, duke i shpërndarë edhe fotot, ku shihem unë e sulmuar para disa viteve, më duhet të sqaroj disa gjëra:

Ky lloj linçimi, i paprovokuar prej meje, nuk ndryshon nga praktikat e vendeve të udhëhequra nga autokratët, ku në momentin që dikush ua kritikon liderin, nuk linçohesh vetëm si individ, por edhe si familje.

Ky është modeli që instalojnë pushtetet e udhëhequra nga liderë populistë të rrezikshëm, të cilët kanë dështuar në qeverisje dhe nuk tolerojnë asnjë zë kritik.

Mund të thoni “mos na krahaso me Teheranin,” por nëse keni njohuri për historinë dhe nëse jo, ju ftoj ta lexoni do të kuptoni se çfarë ndodhi me revolucionin e vitit 1979, kur në emër të barazisë, të majtët dhe islamistët morën pushtetin. E njëjta narrativë po përdoret sot nga Albin Kurti.

Unë personalisht jam përballur vite më parë me propagandën e Vetëvendosjes dhe mbështetësve të tyre ekstremistë islamistë, të cilët përdorën mediat e tyre për të më sulmuar dhe denigruar.

Shpifjen se Andini më ka rrahur e kanë shpërndarë fillimisht anëtarë të VV-së, dhe kjo fushatë u ka shkuar për shtati ekstremistëve fetarë.

Pse? Sepse vetëm pak ditë para se të sulmohesha fizikisht, te dera e shtëpisë sime vandalizuan, duke vizatuar kryqin e kuq, ato dite me dërguan foto të ISIS-it me mesazhe se do të na vrisnin fëmijët.

Pra, nëse dikush ka ende dyshime për shkallën e linçimeve dhe etiketimeve nga VV-ja, duhet ta kuptojë se ato nuk ndryshojnë nga metodat e grupeve ekstremiste fetare.

Në fund të fundit, ata përfaqësojnë të njëjtën ideologji. Andin Lokaj nuk paguhet nga taksat tuaja, ndërsa Albin Kurti, i cili paguhet nga taksat e gjysmë milioni votuesve, i quajti “hajvana” dhe “hajvanate” gjysmën e popullit.

Pse s’po revoltoheni që për katër vjet kanë ikur mbi 200 mijë njerëz nga Kosova, nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj dhe vendi është izoluar më shumë se kurrë?

250 mjekë e infermierë po e lënë Kosovën çdo vit, ndërsa me qindra miliona euro shpenzohen për t’u shëruar në Beograd, Shkup e Stamboll”, shkruan Xharra, e cila prej vitesh tashmë jeton në SHBA.

Next Post
“Opozita fatkeqe”- Rama: 800 mijë vota të PS janë vullnet popullor, nuk mund të blihen me para

“Opozita fatkeqe”- Rama: 800 mijë vota të PS janë vullnet popullor, nuk mund të blihen me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In