• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti: Kryeministri Haradinaj është i padrejtë, vetë në lluks, veteranët në mjerim

by Java News
22/08/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dyshon në përkrahjen e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj veteranëve dhe dëshmorëve. Ai ka kujtuar pushimet luksoze të Haradinajt në Sant Moritz të Zvicrës. I pari i VV’së ka numëruar arsyet sipas te cilave, Ramush Haradinaj nuk do të duhej të ishte në krye të Qeverisë së Kosovës.Kurti ndër tjera përmend pushimet luksoze të Haradinajt në fshatin turistik më të shtrejtë në botë dhe rritjen e pagës për 100 për qind.

Thotë se respekti i kryetarit të AAK’së ndaj veteranëve dhe dëshmorëve do të shihej nëse ai do t’i dërgonte ata ose fëmijët e dëshmorëve në një suitë të hotelit Carlton në Zvicër, aty ku Haradinaj pagoi çmim prej 5 mijëeuro në natë.

“Haradinaj i don veteranët e çlirimtarët? Do të bindeshim sikur për skijim në St. Moritz të Zvicrës t’i çonte fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve e jo të shkojë për vete atje (me para të kujt?). Do të bindeshim sikur ta orientonte ekonominë kah prodhimi që sjell fabrika dhe punësim në Dukagjin e jo privatizim abuziv e mallra të Serbisë. Do të bindeshim sikur të rriteshin paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë e jo të dyfishohej paga e tij dhe e shpurës së tij qeveritare. Do të bindeshim sikur të ndërmerrte hapa për bashkimin e Mitrovicës e jo t’ua jepte 1 milion euro serbëve në veri që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Do të bindeshim sikur të emëronte bord e menaxhment profesional në Telekomin e Kosovës e jo militantë partie që s’marrin vesh nga telekomunikimet. Etj., etj”, shkruan Kurti në Facebook.

Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Ky nuk mund të jetë kryeministër yni

Të gjithë atyre që kanë pasur dilema pse iku nga Kosova prokurori Elez Blakaj, ato ua sqaroi mbrëmë në Interaktiv të KTV-së, për natë të Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj. Si njeriu që ka mbase pushtetin më të madh në Kosovë, ai shfryu me sharje e fyerje kundër një individi. Prokurori Blakaj kishte dhënë dorëheqje, kishte lëshuar Kosovën, dhe nuk ishte më i rrezikshëm (sic.), apo jo? Mirëpo, ja që kryeministri e quajti Blakajn me gjithë ato epitete denigruese si “hajn i pulave”, “pishpirik”, “i ikur në Bllacë a Stankovec” duke ia kontestuar kështu qenien një qytetari. Edhe unë jam çuditur pse iku prokurori Elez Blakaj, por ky kryeministër me sharjet e tij na e tregoi të gjithëve pse. Paramendojeni po të ishte fizikisht në Kosovë ish prokurori Elez Blakaj se çfarë do t’i bënte atij kryeministri Haradinaj? Ajo që i ngjau znj. Deralla me 10 qershor në Prizren ishte asgjë, sepse ajo ishte grua, siç pat shpjeguar asokohe Haradinaj. Me Elez Blakajn situata do të bëhej shumë më dramatike, në mos tragjike.

 

E sot u bënë saktësisht gjashtë muaj nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi sipas Komisionit Meha. Tash e gjashtë muaj kufiri i ndryshuar nuk u korrigjua siç u pat zotuar kjo qeveri me presidentin sipër që ka. Deputetët e vet ky kryeministër i pat mashtruar pikërisht me premtimin se do t’i kthejë ato 8.200 hektarë përfshirë këtu Çakorrin, Zhlepin e Bjelluhën. Thjesht, është një kryeministër mashtrues përveçse kërcënues.

 Haradinaj i don veteranët e çlirimtarët? Do të bindeshim sikur për skijim në St. Moritz të Zvicrës t’i çonte fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve e jo të shkojë për vete atje (me para të kujt?). Do të bindeshim sikur ta orientonte ekonominë kah prodhimi që sjell fabrika dhe punësim në Dukagjin e jo privatizim abuziv e mallra të Serbisë. Do të bindeshim sikur të rriteshin paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë e jo të dyfishohej paga e tij dhe e shpurës së tij qeveritare. Do të bindeshim sikur të ndërmerrte hapa për bashkimin e Mitrovicës e jo t’ua jepte 1 milion euro serbëve në veri që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Do të bindeshim sikur të emëronte bord e menaxhment profesional në Telekomin e Kosovës e jo militantë partie që s’marrin vesh nga telekomunikimet. Etj., etj.

 Prandaj, jemi të bindur që ky nuk është për kryeministër. Nuk mund të kemi kurrfarë respekti për këtë kryeministër Ramush Haradinajn i cili i lëvyret me përulësi Milan Radojçiqit kurse vjell vrerë ndaj Elez Blakajt. Ky nuk mund të jetë kryeministri im.

 Për fund, ndoshta Haradinaj i konsideronte si pula veteranët kurse Elez Blakaj i dukej se po ia vidhte ato? Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli. (b.an)

Next Post
Gjermania duhet ta ndihmojë Turqinë të rrijë e lidhur me Perëndimin

Gjermania duhet ta ndihmojë Turqinë të rrijë e lidhur me Perëndimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com