• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende

by Java News
30/03/2024 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i ftuar në podcastin e Ditmir Bushatit, ish-ministër i Punëve të Jashtme, “Public Square”.

Në emisionin e titulluar “Koha e shqiptarëve”, Kurti ka folur në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-serbe gjatë historisë dhe ndikimin mbi aktualitetin.

Kurti ka thënë se konflikti kryesor i shekullit XX është konflikti midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet, duke shtuar se “dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte”.

“Konflikti kryesor i shekullit XX është midis kombit shqiptar dhe Serbisë si shtet. Jo në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Dallimi kombëtar nuk ka prodhuar konflikte, por Beogradi ka qenë qendra e një imperializmi të vockël sepse në botë nuk ka vetëm imperializëm të madh, por edhe imperializma të vegjël, të cilët janë shumë të mëdhenj për fqinjët. E Beogradi ka qenë një qendër e tillë imperialiste atëherë kur flakadanin e regjimit të preferuar të Moskës në këtë pjesë të Europës ia mori Bullgarisë.

Fillimisht, Bullgaria ka qenë e preferuara e Moskës dhe këtë flakadan prijës se kush do të jetë shteti që prin në Ballkan nga Bullgaria e rrëmbeu Serbia dhe ne i kemi të gjitha këto probleme që nga Lidhja e Prizrenit e këtej dhe që shfaqen tek politikanët sepse vetëm pyeti se çfarë të thonë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e nga këto dallime mund të gjesh shumë kollaj dhe shkakun, jo vetëm korrelacionin me dallimet që i kemi pastaj me njëri-tjetrin” tha Kurti.

Sipas Kurtit, në njëfarë mënyre, konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradi nuk ka përfunduar ende.

“Pra, në njëfarë mënyre konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende. Dallimet që i kemi me njëri-tjetrin në raport me këtë konflikt, në raport me Serbinë janë shndërruar dhe në pengesa të brendshme”, tha kryeministri i Kosovës.

/f.s

Next Post
“Zgjedhorja, shkaku i gjithë të këqijave”, Basha: Kërkoj ndjesë që dola deputet nga listat e mbyllura

Frikë nga SPAK për '21 Janarin'? Basha: Mos harrojmë që u bë për Ilir Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com