Albin Kurti nuk ndalet. I pyetur nëse me dhunë do ta rrëzojnë qeverinë, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se trysnia e qytetarëve do ta bëjë të pashmangshme dorëheqjen e tyre.“Edhe pak janë duke dyshuar nëse jemi mjaftueshëm të vendosur, por do ta shohin se nuk ka zgjidhje tjetër për ta përveçse të largohen”, ka thënë Kurti. “Zajednica ka vdekur, duam të mos zgjohet më. Fati i Zajednicës le t’i pretë edhe Thaçin e Mustafën”, ka shtuar ai. Kurti ka paralajmëruar se protestat kundër Qeverisë do të jenë më të shpeshta derisa ajo të japë dorëheqje ose të largohet.