• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti, Haradinaj dhe Hoti, si do ta drejtonin Kosovën 3 kandidatët për kryeministër

by A R
28/05/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partive politike u ka mjaftuar shpallja e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që brenda natës, të zotohen se do t’i zgjidhin, të paktën deklarativisht, problemet e shumta të grumbulluara në Kosovë.

Për dy vjet, subjektet politike nuk arritën të gjejnë formulën e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, duke i lënë qytetarët e Kosovës të izoluar pa liberalizim të vizave, ndërkaq një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, u prezantuan shumë opsione për tejkalimin e kësaj problematike.

Po ashtu, edhe në këto zgjedhje partitë politike shkelën ato që i quajtën më parë “vija të kuqe”, duke i bërë ato që dikur u cilësuan si koalicione të panatyrshme, plotësisht të natyrshme.

Aktualisht, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, po zgjojnë interesimin e opinionit dhe medieve.

Të tri blloqet politike kanë prezantuar edhe kandidatët e tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

I cilësuar si krahu i luftës, edhe pse i unifikuar në një koalicion pas 17 viteve, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma ka nxjerrë si kandidat të përbashkët për postin e kryeministrit të ardhshëm, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, thotë se Qeveria nën drejtimin e tij do të merrte një pozicion tjetër karshi dialogut me Serbinë. Sipas Haradinajt, ka ardhur koha që Kosova të jetë shtet, pa fusnotë.

“Nuk është vetëm nacionaliste ose kombëtare, por po dëshirojmë ta përmbyllim dhe të gjithë ta kuptojnë se Kosova është Kosovë më vete. Pra, që Kosova vendos për Trepçën, Kosova vendos për Brezovicën, për ushtrinë, për qymyrin, për çka do që është e Kosovës ne vendosim. Nëse vazhdojmë ta ruajmëose ta lëmë veten edhe me fusnotë edhe të pavarur, s’mundemi më”.

“Ne duhet të veprojmë në këtë drejtim. Janë disa absurde që dëshirojmë t’i zgjidhim edhe në raport me partnerët tanë, në këtë rast është BE-ja, pra duhet të ketë një qasje më strikte në marrëdhëniet mes palëve dhe të mos favorizohet shumë Beogradi”, thotë Haradinaj.

Ndërkaq, në raport me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj beson se marrëveshja mund të përmbyllet pa u detyruar që Kosova të humbë territor, duke aluduar në marrëveshjen aktuale, e cila ka mbetur pezull dhe e paratifikuar nga Kuvendi.

“Porosia e territorit është se nuk mund të jap tokë. E kuptoj që janë ndarë sfida para nesh që kërkojnë zgjidhje, por besoj që do ta gjejmë zgjidhjen për demarkacionin pa dhënë tokë, duke mbetur kufiri në Çakorr edhe në Kullë”, deklaron Haradinaj.

Edhe koalicioni i LDK-së, së Isa Mustafës, me AKR-në e Behxhet Pacollit dhe Alternativën që drejtohet nga dy figura të njohura politike, Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, ka dalë me kandidatin e përbashkët për kryeministër. Ai është Abdullah Hoti nga LDK-ja, aktualisht ministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës.

Hoti pretendon se pas zgjedhjeve do të udhëheqë Qeverinë e koalicioni të qendrës së djathtë. Objektivat e tij kryesorë janë nga fusha e zhvillimit ekonomik.

“Sundimi i rendit dhe ligjit, lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, ashtu siç e kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve dhe normalisht plotësimi i të gjitha kushteve që sa më shpejt ne të lëvizim pa viza dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thekson Hoti, duke folur për qëllimet kryesore për të cilat do të angazhohet.

Por, mbi të gjitha, Abdullah Hoti mëton që në Kosovë të sjell një model evropian të zhvillimit ekonomik, i cili, sipas tij, do t’i krijonte parakushtet për një jetë më të mirë dhe më të sigurt në këtë vend.

“Për mua, si kandidat për kryeministër, nuk ka gjë më të rëndësishme sesa që njerëzve t’u krijojmë mundësitë për punë, për të ardhura dhe për jetë stabile. Unë jam i sigurt që pas datës 11 qershor, bashkë me partnerët e koalicionit, do t’ia kthejmë vendit qetësinë e nevojshme që duhet ta ketë – qetësinë për të jetuar, qetësinë për t’i shkolluar fëmijët, qetësinë për të bërë biznes dhe qetësinë për jetën e përditshme, normale në këtë vend”, deklaron Hoti.

E njohur si parti opozitare për disa vjet rresht, jo vetëm në raport me dy partitë më të mëdha në Kosovë, por edhe në raport me praninë ndërkombëtare, Lëvizja Vetëvendosje nuk gjeti gjuhë të përbashkët me asnjërin prej blloqeve të koalicionit, duke konkurruar si e vetme në zgjedhje.

Vetëvendosje ka kandiduar ish-liderin e saj, Albin Kurti, për postin e kryeministrit të Kosovës. Ai premton se do të formojë ushtrinë e Kosovës, se do të rinegociojë me Malin e Zi çështjen e demarkacionit të kufirit dhe se do të vendosë dialog me serbët e Kosovës, kurse me Beogradin, sipas tij, do të bisedohet vetëm si dy shtete të barabarta.

“Do ta bëjmë Kosovën me ushtri, përkatësisht do të bëjmë themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në NATO. Do të bëjmë rishikim shkencor, administrativ dhe parlamentar të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Qeveria e jonë do të nisë pa hezitim bisedimet direkte me Qeverinë e Malit të Zi me synimin për arritjen e një marrëveshjeje të re për përcaktimin e vijës kufitare. Demarkacioni aktual nuk është përcaktim kufiri, por ndryshim kufiri”, thotë Kurti.

Premtimet e Albin Kurtit, nisin nga reformat ekonomike e deri te bashkimi i Mitrovicës, duke i eliminuar ndarjet etnike:

“Qeveria e Vetëvendosjes do të sjell zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes fondit sovran dhe Bankës Zhvillimore. Sovranitet shtetëror nëpërmjet ushtrisë e përmes bashkimit të Mitrovicës. Integrim të plotë të serbëve përmes dialogut të hapur me ta”. /REL

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme. Kujdes pasdite!

Të dielën, mot me kthjellime dhe vranësira në shtim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In