• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti dështon të formojë qeverinë e re/ Deputeti Berisha: Opozita respektoi kërkesën e SHBA-ve

by E S
26/10/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kabineti qeveritar i propozuar sot nga Albin Kurti në Kuvend nuk mori dot 61 votat e nevojshme për t’u miratuar. 56 deputetë votuan pro kabinetit të ri, ndërsa 52 kundër dhe 4 abstenime. Përveç deputetëve të LVV-së, Kurti i mori 8 votat e tjera nga komunitetet e tjera jo serbe në parlament. Deputetët që abstenuan ishin: Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku dhe Veton Berisha.

I ftuar në Report Tv, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se partitë opozitare kanë respektuar sot kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e konsiderojnë Kurtin një aleat jo të besueshëm.

“Ka qenë në interes të Kosovës largimi i kësaj qeverie nga pushteti dhe shpëtimi i asaj çarjeje mund të shpëtojë. Unë mendoj që kjo ndërhyrje e Kushtetueses është dashur me çdo kusht të ndalojë nga ana e saj. Mos të harrojmë që në Kuvendin e Kosovës ka këta ligjvënës që kanë investuar dhe kontribuar në shtetin e pavarur të Kosovës. Në largimin e qeverisë Kurti i është rikthyer dinjiteti dhe Kosova vazhdon të mbetet shtet sovran me miqësinë me SHBA-në, në raport me të cilën kemi arritur në zhvillim. Unë mendoj që deputetët kanë respektuar kërkesën që kemi marrë nga dy qeveritë amerikane, të cilat e kanë konsideruar Kurtin shkatërrimtar të dëmtimit të marrëdhënieve reciproke”,- tha Berisha.

Deputeti i Kosovës nuk përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke parashikuar se rezultati do të jetë i dobët për Lëvizjen Vetëvendosje, krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në zgjedhjet e para ka qenë një qeveri e kombinuar dhe e kontrolluar, sa i përket Kurtit. Për 52 ditë ju e dini që erdhi ndesh me interesat gjeostrategjike amerikane dhe e rrëzuan me ultimatum. Në zgjedhjet e dyta kishte një tjetër lëvizje. Ky e krijoi komoditetin, siç tani do të tentojë ta bëjë. U kthye fuqishëm me sponsorë të zhdukjes së Kosovës. Tani është në një situatë të njëjtë. Qytetarët e kanë lexuar rrezikun që vjen nga ajo tendencë e Republikës së Tretë “Albiniane””,- tha ndër të tjera Berisha.

Next Post
Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In