• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti: Deklaratat e Perëndimit synojnë të ruajnë paqen, por kjo gjë po inkurajon grupet serbe ultranacionaliste

by Java News
03/06/2023 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqitën kërkesa eksplicite për de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, megjithatë sipas kryeministrit, Albin Kurti, Kosova i plotëson kërkesat e komunitetit ndërkombëtar vetëm atëherë kur protestuesit që shkaktuan trazira në këtë pjesë të vendit shpërndahen ose arrestohen.

“Për largimin e policisë nga ndërtesat komunale duhet fillimisht që protestuesit të shpërndahen ose të arrestohen”, ka thënë Kurti në një intervistë për prestigjiozen amerikane The Washington Post.

Ditë më parë situata në Veri të Kosovës u përshkallëzua pas vendimit të Qeverisë për të vendosur kryetarët në ndërtesat e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Pjesa kryesore e bashkësisë ndërkombëtare, nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri te qëndrimi i përbashkët i vendeve të QUINT-it, e cilësuan këtë veprim si vendosje e masave të dhunshme në Kosovë.

DASH-i dënoi atë çfarë ndodhi në Veri duke vënë në pikëpyetje edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Reagim pothuajse të njëjtë patën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it të cilët bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që në mënyrë imediate të tërhiqen dhe ta de-përshkallëzojnë situatën në Veri.

Kurti në një intervistë për WP thotë se e kupton që perëndimi po dëshiron të ruaj paqen.

Por, sipas tij, kur në terren ka grupe të ekstremit të djathtë e ultranacionalist të cilët janë pjesë e një regjimi autoritar shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen “thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”.

Shefi i ekzekutivit kosovar më tej ka përsëritur se “SHBA-të janë aleati, miku dhe partneri ynë i domosdoshëm”.

“Ne jemi përjetësisht mirënjohës për rolin e tyre, për çlirimin dhe pavarësinë tonë, për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për zhvillimin dhe demokracinë tonë. Por, tani është gjithashtu koha t’u themi të vërtetën tonë demokratike autoritarëve në pushtet”, ka pohuar ai.

Qeveria e Kosovës t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur në katër komunat veriore të kryejnë detyrat e tyre në ndërtesa alternative dhe të tërheqë njësinë speciale të Kosovës nga ndërtesat komunale.

Këto janë dy kërkesat eksplicite të zëvendës-këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer, të drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të premten.

Në një bisedë telefonike të realizuar me të parin e qeverisë në Kosovë, Finer, ka nënvizuar shqetësimin e SHBA-ve për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës duke u bërë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa që shtensionojnë situatën në këtë pjesë të vendit.

“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për zgjedhje të reja”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Finer gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja duke zbatuar në plotni Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Në po të njëjtën ditë, pra të premten, zëvendësi i Jake Sullivan, Finer, ka realizuar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Finer ka kërkuar në mënyrë eksplicite që Qeveria e Serbisë ta tërheqë forcat e saj të armatosura nga kufiri me Kosovën dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë të ushtrisë serbe.

“Finer kërkoi nga Serbia gjithashtu t’u bëjë thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë paqësore në Veri të Kosovës”.

/s.f

Next Post
SPAK bën bilancin e marsit: Sekuestruam 8 prona dhe 259 mijë euro!

3.3 mln lekë ryshfet/ SPAK zbardh arsyen e arrestimit të zyrtares së MSH-së: Favorizoi një operator për tenderin për rikonstruksionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In