• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kursimi i energjisë: Italianët po mësojnë si të gatuajnë makarona me sobë fikur

by Java News
17/09/2022 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund të gatuani makarona me gaz të fikur? Kjo tani është një pyetje urgjente për italianët.

Me Gazprom që ul furnizimet me gaz në Europë dhe faturat e gazit në rritje, Italia u ka kërkuar qytetarëve të saj të kursejnë energji me “veprime të thjeshta” si dushe më të shkurtra, fikja e ngrohjes dhe ndezja e makinave larëse dhe pjatalarëse pasi të jenë  të mbushura plotësisht. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte këshilla zyrtare për të ulur flakët në soba sapo tenxheret me ujë të ziejnë, një udhëzim në dukje i fshehtë që italianët e kuptuan menjëherë si një udhëzim për të përdorur më pak gaz gjatë gatimit të makaronave.

Tashmë dihet dashuria e italianëve për makaronat sic dihet edhe se makaronat më të mira bëhen kur uji ka vluar shumë në një tenxhere pa kapak.

Me faturat e energjisë në rritje dhe dimrin që vjen së shpejti, italianëve u duhet të zbulojnë nëse është e mundur të gatuajnë makarona në një mënyrë që të mos harxhojnë shumë gaz.

Sipas fizikantit italian, fitues të çmimit Nobel, Giorgio Parisi, përgjigjja është padyshim po. Në një postim në Facebook, Parisi këshilloi se makaronat mund të gatuhen në zjarr të ulët nëse tenxherja është e mbuluar për të mos u shpërndarë nxehtësia. Arkitekti i shquar Alessandro Busiri Vici shkoi akoma më tej, duke këmbëngulur se makaronat mund të gatuhen me flakë të fikur plotësisht, i ashtuquajturi “gatim pasiv”, duke reduktuar më tej përdorimin e gazit. Truku, shkruan Busiri, është të ziejmë ujin, të shtojmë makaronat, ta mbajmë ujin në zierje të plotë për dy minuta, pastaj të fikim flakën, duke e mbajtur tenxheren me kapak për pjesën tjetër të gatimit.

Në fakt, Dario Bressanini, një profesor kimie i cili bën video duke eksploruar shkencën e ushqimit ka promovuar “makarona pa zjarr” që shumë kohë përpara krizës aktuale të energjisë.

“Nuk është zierja ajo që gatuan makaronat”, shpjegoi Bressanini në 2017. “Ne kemi nevojë vetëm për energjinë termike të bllokuar tashmë në ujë”.

Vicky Bennison, producente e kanalit kult në YouTube, Pasta Grannies, që ka video të grave të moshuara italiane që bëjnë makarona me dorë me receta të çmuara familjare ka dokumentuar më shumë se 400 prodhues të makaronave. Ajo thotë se kuzhinieret zakonisht “nuk ishin aq të shqetësuara” për të mbajtur ujin në një valë, dhe kryesisht i zienin makaronat e tyre sic zihen nga të gjithë. Ato gjithashtu priren të kursejnë duke përdorur tenxheren më të vogël dhe aq pak ujë sa të jetë e nevojshme, për të kursyer në kostot e gatimit.

“Gjyshet që filmoj janë gjithmonë duke kursyer në cdo moment”, thotë ajo.

Ajo sugjeroi gjithashtu se zierja e fortë nuk kishte të bënte aq shumë me gatimin e makaronave, por me mbajtjen e copave që të mos ngjiteshin së bashku, diçka që gjyshet e shmangën duke i përzier rregullisht. Megjithatë, ajo tha se nuk kishte parë kurrë ndonjë prej tyre të shuante flakën plotësisht dhe ishte skeptike.

“Teknikisht mund të jetë e mundur, por a është mirë?”, pyeti ajo.

Kishte vetëm një mënyrë për ta zbuluar. Prova! Shumë njerëz e provuan në Itali dhe rezultati ishte ajo që shumë prej tyre prisnin: Makaronat ishin të pabëra.

Por sipas Bressanini, shumë faktorë mund të ndikojnë në gatimin pa zierje, nga lloji i makaronave te tenxherja dhe kapaku, dhe më kritikja, sa shpejt ftohet uji, kështu që ai u kërkon kuzhinierëve që kërkojnë efikasitet të vazhdojnë të përpiqen.

Ai thotë se e ka provuar praktikën e zierjes pa gaz me makarona të gjata dhe të holla dhe rezultati ishte makarona të shijshme që nuk bënin shumë dallim nga ato të ziera me gaz./Si/m.j

Next Post
Kaskada e Drinit/ Reshjet e shiut shtojnë prurjet në HEC-e, rritet niveli në Fierzë

Kaskada e Drinit/ Reshjet e shiut shtojnë prurjet në HEC-e, rritet niveli në Fierzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In