• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kursantët për pilotë nisin praktikën fluturuese, Peleshi: Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona

by Java News
22/07/2021 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dymbëdhjetë nëntogerë të cilët po ndjekin Kursin e Pilotit Ushtarak në Bazën Ajrore të Farkës nisën praktikën fluturuese me helikopterët që shërbejnë për procesin mësimor.
Kadetët nisën praktikën fluturuese pas përfundimit me sukses të fazës teorike.
Në fluturimin e parë të kadetëve ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Ylli Pulaj.
Ministri Peleshi e konsideroi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe krahas rritjes së kapaciteteve njerëzore, vuri theksin edhe te rritja e kapaciteteve të mjeteve fluturuese:

020

“Për ne është shumë e rëndësishme pasi pas 15 vitesh po prodhojmë vetë, me kapacitetet tona pilotët e rinj. Me kosto të larta, me kontributin dhe mbështetjen e vendeve të tjera partnere, ne kemi krijuar kapacitet tona të pilotëve, por tani po vëmë në dispozicion dhe në funksion kapacitetet tona njerëzore të brendshme për të nxjerrë 10 – 12 pilotët e parë. Krahas burimeve njerëzore, po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës, për rritjen e gatishmërisë së helikopterëve.

Duhet punë për të rritur numrin e helikopterëve në gatishmëri dhe të bëhemi gati për të operuar me helikopterët Black Hawk, që pas pak muajsh do të bëhen pjesë e flotës tonë këta helikopterë amerikanë, si pjesë e partneritetit me partnerin tonë special SHBA. E gjitha kjo është në kuadrin e një ambicieje shumë të madhe që kemi për t’iu rikthyer me shumë forca edukimit dhe këtu e kam fjalën për AFA, që është rihapur dhe që këtë vit do të ketë një përmasë të re që nuk e ka pasur më parë.“ – u shpreh zoti Peleshi, i cili përfitoi nga rasti t’i bëjë thirrje maturantëve shqiptarë të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA) për të ndjekur studimet e larta.

015

“Është padyshim një nga mundësitë më të mira në treg të studiosh pranë AFA, nuk kemi vetëm ofertën shumë të mirë të shkollimit të bachelorit në shkenca ushtarake, por paralel me të do të hapim këtë vit për herë të parë edhe dy programe të tjera bachelor, një program në Shkencat e Teknologjisë së Informacionit plus formim ushtarak dhe një tjetër Navigacion – Komandim Detar dhe patjetër Shkenca Ushtarake. Përveç këtyre do të hapim edhe një program me 20 studentë në Cyber Security, master në Sigurinë Kibernetike. Këto janë oferta që mund t’i gjesh në treg në universitete të tjera private apo publike, por ne edhe në kuptimin e përballimit material të kostove materiale të shkollës jemi padyshim oferta më e mirë në treg, sepse çdo student që do të aplikojë, konkurrojë dhe në fund kualifikohet për një nga programet tona ka akomodimin falas, ka trajtimin ushqimor falas, edhe një pagë, ose kontribut prej 330 mijë lekësh të vjetra në muaj për çdo student. Ka shumë arsye pse unë me shumë sinqeritet i bëj ftesë të rinjve shqiptarë, maturantëve të sapodiplomuar të aplikojnë nga data 29 korrik deri në 3 gusht, përmes portalit si gjithë programet e tjera përmes programit u-Albania.“

Faza e dytë e praktikës fluturuese për kadetët në kursin e pilotit është parashikuar të zgjasë rreth 6 muaj, ndërkohë që nga ana tjetër, Akademia e FA po përgatitet për të mirëpritur brezin e dytë të studentëve.

080

Next Post
83 mjete të djegura këtë vit në Tiranë, ekspertët: Ja ku duhet të bëni kujdes

83 mjete të djegura këtë vit në Tiranë, ekspertët: Ja ku duhet të bëni kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In