• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurrë qëllimi i mirë nuk arrihet duke përdorur mjete të këqija

by Fitim Zekthi
04/01/2026 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fitim Zekthi

Në botë ka shumë diktatura, ka shumë udhëheqës që kryejnë krime mbi popujt e tyre. Në botë ka liderë politikë që kanë kryer krime lufte dhe genocid. Nxjerrja e tyre para drejtësisë është një çlirim për njerëzit, lehtësim për shpirtin e viktimave. Ama kjo mund të bëhet vetëm me drejtësi, duke ndjekur standarde të njëjta, respekt për institucionet dhe gjykatat dhe, sidomos, respekt për ligjin dhe rregullat ndërkombëtare të të drejtave; përndryshe jemi në një situatë që jo vetëm i bën gjërat më keq, por shkel edhe idealin dhe aspiratën që do të thotë drejtësia e vërtetë. Ja disa fakte mbi regjimin në Venezuelë. Sipas OKB-së, gjatë vitit 2019 janë vrarë me ekzekutime jashtëligjore, në protesta dhe nga dhuna dhe arrestimet detyruese rreth 20 mijë vetë. Sipas organizatave të ndryshme si Provea, nga viti 2013 deri në 2023 janë vrarë rreth 20,300 vetë.

Në vitin 2019, presidenti Trump njohu udhëheqësin e opozitës, Juan Guaidó (menjëherë pas Trump e njohu edhe Edi Rama; asnjë lider europian nuk e njohu). Në vitin 2024, presidenti Biden tha se zgjedhjet i fitoi Gonzales, duke deklaruar se Maduro i vodhi zgjedhjet; Biden njohu Gonzales si fitues. Trump nisi disa muaj më parë politikën që dihet dhe po arrijmë këtu.

A do t’i bëjë kjo gjërat më mirë në Venezuelë? A vendos kjo një standard moral në rendin botëror apo e shkatërron atë plotësisht? Meqë vërehet një entuziazëm tek disa prej nesh në popullin tonë, a ngjan regjimi i Maduros me ne dhe a na përfshin Trump Corollary (pjesë e Strategjisë së Sigurisë së SHBA-së që kërkon kontroll të plotë mbi Amerikën e Jugut)? Kurrë qëllimi i mirë nuk arrihet duke përdorur mjete të këqija, amoralë apo të paligjshme. Nga pikëpamja konservatore, ideja thelbësore është se qëllimi i mirë arrihet vetëm me mjete të mira, të moralshme dhe të ligjshme. Kur mjetet nuk janë të tilla, atëherë qëllimi nuk mund të jetë i tillë.

Next Post
Aksident tragjik në Durrës, humb jetën këmbësori

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën këmbësori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In