• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuriozitet/Rusët të ndarë për Leninin, çështja është të varroset apo jo

by Java News
11/03/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur në vitin 1924 Lenin vdiq nga sulmi i tretë në tru në moshën 54-vjeçare, qytetarët me orë të tëra pritën në kolonat e gjata me kilometra të tëra, edhe pse ishte dimër, për t’i dhënë nderimin e fundit. Pas vdekjes së tij, Lenin është balsamosur dhe kufoma e tij ruhet në mauzoleun në Sheshin e Kuq në Moskë. Revolucionari ishte i gjatë 165 centimetra, i veshur me rroba të reja dhe është i mbrojtur nga të gjitha anët me mburojë të qëndrueshme ndaj plumbave dhe, për shkak të ndriçimit artificial, trupi i tij është plotësisht i ndriçuar. Rojat kërkojnë nga vizitorët që të mos ndalojnë gjatë kalimit të rrugës në formë të shkronjës U.

Ndalohet biseda, fotografimi, telefonat. Vendpushimi i fundit i njeriut që nisi revolucionin në Rusi sot është një pikë turistike dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s. Por, mauzoleu i Leninit ndoshta nuk është vendpushimi i tij i fundit. Ndoshta është i parafundit.

Një anketë e bërë në Rusi tregon se 58 për qind e rusëve konsiderojnë se Lenini duhet të varroset përfundimisht; shumica mendojnë diku në rrethinën e Kremlinit, një pjesë tjetër kërkon që të plotësohet dëshira e tij dhe të varroset pranë varrit të nënës së tij në Volkovo te Shën Petersburg. Në prag të revolucionit të tetorit, Kisha ortodokse ruse ka bërë thirrje për largimin e kufomës së Leninit nga Sheshi i Kuq në emër të “pajtimit të popullit rus me Zotin”. Madje, ka kërkuar edhe largimin e të gjitha përmendoreve të tij.

Për varrimin e Leninit është pajtuar edhe Vladimir Putin, presidenti aktual ruse, por ai ka hequr dorë nga kjo ide për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të komunistëve. Mirëmbajtja e trupit të balsamosur të Leninit i kushton Moskës zyrtare 200 mijë dollarë në vit. Steven Lee Mayers, ish-korrespodent i New York Times nga Moska, tregon një fakt rreth qasjes së presidenti rus ka ndaj Leninit. “Gjatë shënimit të festave të mëdha, për shembull për paradën e Ditës së Fitores në maj, mauzoleu i Leninit mbulohet me skele”, thotë ai. (Koha)

Next Post
‘Furtunë’ në polici për ndërtimet pa leje, arrestime efektivësh e shkarkime shefash

Bashkitë shqiptare të zhytura në borxhe ndaj biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In