MByllet nje bastore ne nje qytet ne Austri, por kjo ka ngjallur shume protesta. SHkaktare te kesaj proteste jane nje grup shqiptaresh qe banojne ne qytet. Kryetari i Vöcklabruck ka thënë se arsyeja për mbylljen nga shteti austriak të llotos në qytet është zhvillimi i lojërave ilegale aty.
Por pasi autoritetet e qytetit Vöcklabruk e ekzekutuan vendimin një numër shqiptarësh kanë zhvilluar protesta pa leje para shtëpive private të zyrtarëve të qytetit, shkruan wocenblick.at.
Sipas portalit, kjo protestë ishte përpjekje për t`i frikësuar punonjësit në fjalë, citon albinfo.ch. ndërsa drejtuesit e llotos dhe njerëzit e afërm me ta janë kundër një vendimi të tillë. Në një video të publikuar ne youtube nga vetë protestuesit, me himnin austriak në sfond, shihen shumë shqiptarë duke qëndruar para shtëpive private të personave të përmendur ndërsa njëri prej tyre eshte duke thirrur me megafon.
Demonstruesit në sloganet e tyre flasin për “zyrtarë të korruptuar” të qytetit dhe për “shpërdorim të tatimeve përmes arbitraritetit të zyrtarëve”. Drejtuesit e llotos kanë bërë edhe ankesë para Gjykatës Administrative të Landit të Austrisë së Epërme, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë u ka dhënë të drejtë autoriteteve të qytetit.
Kjo ka bërë që ata të protestojnë edhe jashtë kornizave të lejuara ligjore, duke ushtruar presion mbi punonjësit e shërbimit publik. Sipas një raportimi televiziv të ORF, familjet me fëmijë të vegjël, banorë të shtëpive para të cilave është protestuar, kanë pasur frikë nga e gjithë kjo situate. (b.an)