Parandalohet ne kohe nje ngjarje e rende ne Kurbin. Policia e Lezhës arreston autorin e dyshuar dhe kap armën me te cilen do kryente krimin.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin. Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.
Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë. Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (Panorama)